KODI I ETIKES PROFESIONALE.

Kodi i Etikës Profesinale përmbanë vlerat dhe parimet e sjelljes së drejtë, që lidhen me detyrimet dhe të drejtat e profesioneve të mjekëve veterinarë, farmacistëve veterinarë, teknikëve veterinarë dhe teknikëve të inseminimit në veprimtarinë e tyre të përditëshme për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenjes së kafshëve, dhe të përmbushjes së detyrimeve të shëndetit publik veterinar, për mbrojtjen e jetës së njeriut nga sëmundjet zoonotike dhe produkteteve me origjinë nga kafshët.

Kodi i Etikës Profesionale të Mjekut Veterinar, ashtu si Kodi Evropian i Sjelljes i Federatës Veterinare Europiane shpreh vlerat profesionale, morale-etike dhe standardet e profesionit të veterinerit dhe tregon pikëpamjet që duhet të kihen parasysh në zbatimin e këtyre standardeve.

Kodi i Etikës Profesionale të Mjekut Veterinar, Farmacistit Veterinar, e Teknikut Veterinar dhe Teknikut të Insiminimit (në vijim:antarët e UPMVSH) mbështetet në ligjin nr. 113/2015: “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, ligjin nr. 10 465 datë 19/04/2011:” Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, ligjit 152/2013: ”Për Statusin e Nëpunësit Civil”, ligjin Nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 470, datë 13/10/2011 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” si dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *