CVO-AUTORITETI PËRGJEGJËS KRYESOR I SHËRBIMIT VETERINAR KOMBËTAR DHE BE-së

Zyrtari kryesor veterinar (CVO) është shefi i një autoriteti veterinar kombëtar dhe ka përgjegjësinë dhe kompetencën për të siguruar dhe mbikëqyrur zbatimin e masave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, çertifikimin ndërkombëtar veterinar dhe standarde dhe rekomandime të tjera. 

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian njohin po dhe konsiderojnë nocionin dhe rëndësinë e zyrtarëve kryesorë veterinarë të çdo vendi por edhe atë në nivel europian (CVO) si një strukurë e posacme kontrolli dhe mbikyerje për të gjithë rrjetin e shërbimin veterinar europian me fokusim në këto çeshtje kryesore: 

  • kontribut në diskutime për çështje   strategjike të shërbimit veterinar,
  • përgatitja e udhëzimeve për grupet e punës së ekspertëve
  • shqyrtimi i sugjerimeve të eksperteve, 
  • diskutime midis anëtareve të BE-së dhe vendeve jo-anëtare për çështje veterinare
  • përgatitja e pozicioneve të BE brenda Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE)

Përgjegjësitë tipike të zyrtarit kryesor veterinar (cvo) i çdo vendi është të organizojë dhe kontrollojë shërbimin veterinar: 

  • për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve dhe,
  • shëndetin publik veterinar(VPH), si pjesë përbërëse mjaft e rëndësishme në sistemin e shëndetit human,që përqendrohet në zbatimin e shkencës veterinare për të mbrojtur dhe përmirësuar mirëqenien fizike, mendore dhe shoqërore të njerëzve, 

Aktivitetet kryesore të shëndetit publik veterinar (VPH) organizohen nga zyrtari kryesor veterinar si probleme të shëndetësisë veterinare publike dhe mbulon këto fusha:

  • higjienën e prodhimit dhe sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor,
  • kontrollin e zoonozave, 
  • ndotjen mjedisore dhe 
  • rolin e kafshëve në shoqëri.

Vlerësimet dhe konkluzionet e CVO për shërbimin veterinar të një vendi janë akte egzekutive dhe të detyrueshme për zbatimin e rekomandimeve dhe marrjen e masave të propozuara nga ky autoritet!