Ligji per ushqimin

LIGJ

Nr.9863, date 28.1.2008

PER USHQIMIN

Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Qellimi

Ky ligj ka per qellim te vendose bazat per sigurimin e nje niveli te larte te mbrojtjes se shendetit te njerezve dhe interesat e konsumatorit, duke percaktuar:

  1. kerkesat dhe parimet e pergjithshme per higjienen dhe sigurine e ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe;
  2. detyrimet e operatoreve te biznesit te ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe, per higjienen dhe sigurine e ketyre ushqimeve;
  3. kerkesat e pergjithshme per cilesine e ushqimeve;
  1. kerkesat e pergjithshme per regjistrimin e treguesve gjeografike dhe emertimin e origjines se kontrolluar;
  2. kerkesat e pergjithshme per menyren e etiketimit te ushqimeve dhe te ushqimeve per

kafshe;

dh) kerkesat e pergjithshme te nxjerrjes ne treg te ushqimeve dhe te ushqimeve per

kafshe;

  1. kerkesat e pergjithshme te nxjerrjes ne treg te ushqimeve te reja dhe te ushqimeve te reja per kafshe;
  1. sistemin e kontrollit zyrtar te ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe;
  2. sistemin e laboratoreve te autorizuar per analiza dhe te laboratoreve te references;
  3. menaxhimin e krizes dhe te emergjencave;

gj) krijimin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit;

  1. pergjegjesite e Autoritetit Kombetar te Ushqimit per ushqimin dhe ushqimin per kafshe, te prodhuara ne Republiken e Shqiperise ose te importuara dhe te nxjerra ne treg ne Republiken e Shqiperise.

Neni 2

Fusha e zbatimit

  1. Ky ligj zbatohet ne prodhimin primar dhe ne te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe shperndarjes se ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe.
  2. Ky ligj nuk zbatohet per ushqimet e prodhuara, te pergatitura, te perpunuara dhe te grumbulluara per qe’llime perdorimi vetijak, te cilat nuk jane te destinuara per t’u nxjerre ne treg.

Neni 3

Perkufizime

Ne kete ligj termat e meposhtem kane keto kuptime:

  1. “Ushqim” ose “produkt ushqimor” eshte cdo substance ose produkt i perpunuar, pjeserisht i perpunuar ose i paperpunuar, i percaktuar te jete ose, per ndonje arsye, eshte i konsumueshem per njerez.

Termi “ushqim” perfshin, gjithashtu, pijet, camcakezin, aditivet ushqimore dhe cdo substance tjeter qe, ne menyre te qellimshme, behet pjese e ushqimit gjate perpunimit, pergatitjes ose trajtimit.

Termi “ushqim” perfshin edhe ujin:

  1. te perdorur si uje te pijshem per furnizimin publik te popullsise;
  2. te perdorur dhe/ose te bashkuar ne ushqim gjate prodhimit, pergatitjes ose trajtimit tetij;
  3. te paketuar si uje tryeze, uje mineral dhe uje burimi

Termi “ushqim” nuk perfshin:

  1. ushqimin per kafshe;
  2. kafshet e gjalla, me perjashtim te rasteve kur jane percaktuar per konsum njerezor;
  3. bimet dhe frutat, perpara korrjes ose vjeljes
  4. produktet mjekesore;

dh) produktet kozmetike;

  1. duhanin dhe cigaret;
  2. substancat narkotike dhe psikotrope;
  3. mbetjet, kontaminuesit, si dhe perberesit natyrore te bimeve dhe kafsheve, qe shkaktojne efekt te kundert ne shendetin e njerezve.
  1. “Biznes ushqimor” eshte cdo veprimtari e ndermarre per qellime perfitimi ose jo, publike ose private, per prodhimin, perpunimin dhe shperndarjen e ushqimit.
  2. “Operator i biznesit ushqimor” eshte cdo person fizik ose juridik, i regjistruar per te kryer veprimtari, qe lidhen me biznesin ushqimor, pergjegjes per te siguruar se kerkesat e ligjit te ushqimit jane arritur ne biznesin ushqimor te kontrolluar prej tij.
  3. “Ushqim per kafshe” (ose produkt ushqimor per kafshe) eshte cdo substance ose produkt, perfshire aditivet, i perpunuar, pjeserisht i perpunuar ose i paperpunuar, i percaktuar per t’u perdorur per ushqim per kafshe qe prodhojne ushqim.
  4. “Biznes i ushqimit per kafshe” eshte cdo veprimtari e ndermarre per qellime perfitimi ose jo, publike ose private, ne prodhimin, perpunimin dhe shperndarjen e ushqimeve per kafshe, perfshire veprimtarine e cdo prodhuesi qe prodhon, perpunon, ruan ose transporton ushqime per ushqyerjen e kafsheve te fermes se vet.
  5. “Operator i biznesit ushqimor per kafshe” eshte cdo person fizik ose juridik, i regjistruar per te kryer veprimtari, qe lidhen me biznesin e ushqimit per kafshe, pergjegjes per te siguruar se kerkesat e ligjit te ushqimit jane plotesuar ne biznesin e kontrolluar prej tij.
  6. “Shitje” eshte trajtimi dhe/ose perpunimi i ushqimeve dhe ruajtja e tyre ne pikat e shitjes me pakice ose te shperndarjes te konsumatori i fundit, ku perfshihen rruget e shperndarjes, operatoret e kuzhinave, kantinat, kuzhinat institucionale, restorantet dhe sherbimet operative te ngjashme te ushqimit, dyqanet, supermarketet, qendrat e shperndarjes dhe te shitjes me shumice.
  7. “Vendosje ne treg” eshte mbajtja e ushqimeve dhe e ushqimeve per kafshe per qellime shitjeje, ku perfshihen ofrimi per shitje ose ndonje forme tjeter transferimi, me ose pa pagese, si dhe shitja, shperndarja dhe forma te tjera transferimi ne territorin e Republikes se Shqiperise.
  8. “Risk” eshte mundesia e nje efekti te kundert ne shendet dhe ashpersia e ketij efekti, si rrjedhoje e pranise se nje ose me shume demtuesve ne ushqim.
  9. “Analize risku” eshte nje proces qe ka lidhje me tre komponente te nderthurur me njeri-tjetrin, qe jane: vleresimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe komunikimi i riskut.
  10. “Vleresim i riskut” eshte nje proces i bazuar shkencerisht, me kater etapa: identifikimi i demtuesit, karakterizimi i demtuesit, vleresimi i ekspozimit dhe karakterizimi i riskut.
  1. “Menaxhim i riskut” eshte procesi, i ndare nga vleresimi i riskut, i vleresimit te politikave alternative ne keshillim me subjektet e interesuara, duke pasur parasysh vleresimin e riskut dhe faktoret e tjere te pranueshem. Nese eshte e nevojshme, kihen parasysh edhe zgjedhja e mundesive te pershtatshme parandaluese dhe ato te kontrollit.
  2. “Komunikim i riskut” jane shkembimet e ndersjella te informacionit dhe te mendimeve gjate procesit te analizimit te riskut per demtuesit dhe risqet, faktoret e lidhur me riskun dhe perceptimin e tij. Kjo behet nepermjet vleresuesve te riskut, menaxhereve te riskut, konsumatoreve, biznesit te ushqimeve dhe ushqimeve per kafshe, komunitetit akademik dhe aktoreve te tjere te interesuar, duke shpjeguar vleresimin e riskut te gjetur dhe bazen e vendimeve te menaxhimit te riskut.
  3. “Demtues” eshte nje agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushtet e ushqimit apo te ushqimit per kafshe, potenciale per te shkaktuar nje efekt te demshem ne shendetin e njerezve.
  4. “Gjurmim” eshte aftesia per te gjurmuar dhe ndjekur nje ushqim, ushqim per kafshe, kafshet qe prodhojne ushqim, ose substanca te percaktuara, qe jane ose priten te jene te lidhura me nje ushqim per njerez ose kafshe, ne te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe te shperndarjes.
  5. “Faza te prodhimit, perpunimit dhe shperndarjes” eshte cdo faze, perfshire importet dhe lendet e para per prodhimin e ushqimeve, perfshire ruajtjen, transportin, shitjen ose furnizimin e konsumatorit perfundimtar dhe, ne menyre te ngjashme, importimin, prodhimin, ruajtjen, transportin, shperndarjen, shitjen dhe furnizimin e ushqimeve per kafshe.
  6. “Prodhim primar” (ose prodhim i pare) eshte prodhimi, rritja e lendeve te para, ku perfshihen kultivimi, korrja, vjelja, mjelja dhe rritja e kafsheve ne ferma, te destinuara per t’u therur, si dhe gjuetia, peshkimi dhe mbledhja e bimeve te egra.
  7. “Konsumator i fundit” eshte konsumatori i fundit i produkteve ushqimore, qe nuk e perdor ushqimin si pjese te biznesit ushqimor.
  8. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
  9. “Siguri ushqimore” eshte garancia se ushqimi nuk shkakton efekte te demshme ne shendetin e njerezve, nese eshte pergatitur dhe konsumuar, sipas kushteve te perdorimit.
  10. “Higjiene e ushqimit” eshte teresia e masave dhe e kushteve te nevojshme per kontrollin e demtuesve, per te siguruar pershtatshmerine per konsum njerezor te nje produkti ushqimor, duke pasur parasysh perdorimin e percaktuar te tij.
  11. “Siguri ushqimore per ushqimin per kafshe” eshte garancia e ushqimeve, qe perdoren per kafshet, qe prodhojne ushqime per njerez, per pranine e disa substancave biologjike, kimike ose fizike ne ushqim.
  12. “Kontaminant” ose “substance e demshme” eshte nje agjent biologjik, kimik apo fizik, ose kushte te ushqimit apo ushqimit per kafshe, me mundesi per te shkaktuar nje efekt te kundert ne shendet.
  13. “Mbetje” ose “substance qe mbetet” eshte substanca biologjike ose kimike, qe eshte lejuar te perdoret ne sasi dhe faza te caktuara te prodhimit primar te ushqimit, si dhe mbetjet metabolite dhe produktet e dekompozimit te tyre. Ne mbetje nuk perfshihen aditivet ushqimore.
  14. “Aditiv ushqimor” eshte cdo substance, e cila normalisht nuk konsumohet, nuk eshte nje perberes tipik i ushqimit, nuk ka vlera ushqimore dhe eshte shtuar qellimisht per te percaktuar karakteristikat teknologjike dhe organo-leptike te ushqimit gjate pergatitjes, trajtimit, perpunimit, formimit, paketimit, transportit ose ruajtjes.
  15. “Aditiv ushqimor per ushqime per kafshe” eshte cdo substance, e cila bashkevepron me ushqimin per kafshe dhe qe mund te ndikoje ne karakteristikat e ushqimit apo prodhimin e kafsheve qe prodhojne ushqim, ose kafshet e perdorura per prodhimin e ushqimit te percaktuar per konsum njerezor.
  1. “Cilesi e ushqimeve” jane karakteristikat e vecanta te ushqimit, te cilat kenaqin kerkesat e konsumatorit te fundit.
  2. “Etiketim” eshte cdo fjale, pamje, marke tregtare, emer tregtar, konfigurim apo simbol per nje ushqim, qe vendoset mbi cdo paketim, dokument, njoftim, etikete, unaze ose mbajtese, qe shoqeron apo i referohet nje ushqimi te caktuar.
  3. “Materiale ne kontakt me ushqimin” jane aksesoret, pajisjet dhe materialet e tjera, te perdorura ne biznesin e ushqimit, qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me ushqimin.
  4. “Ushqime te reja” jane ushqimet ose perberesit ushqimore, qe nuk kane qene perdorur me pare per konsum njerezor ne territorin e Republikes se Shqiperise.
  5. “Organizem i modifikuar gjenetikisht” eshte cdo organizem i gjalle, qe zoteron nje kombinim te ri te materialit gjenetik, qe perftohet nepermjet perdorimit te bioteknologjise moderne.
  6. “Ushqim per nevoja te vecanta dietetike” eshte nje ushqim me perberje te vecante ose nje menyre e vecante prodhimi, i ndryshem nga ushqimi i zakonshem, per shkak te karakteristikave ushqimore. Keto ushqime mund te parashikohen per perdorim te femijet deri 12 muaj dhe femijet e vegjel, te njerezit me crregullime te aparatit tretes ose te metabolizmit dhe te personat, te cilet jane ne gjendje te vecante fiziologjike, per te cilet eshte e nevojshme te arrihen efekte te vecanta nga nje marrje e kontrolluar e disa perberesve ushqimore.
  7. “Lende e pare” jane produktet dhe nenproduktet me origjine bimore, shtazore dhe minerale (perfshire edhe ujin e pijshem), qe perdoren per perftimin e produkteve ushqimore.
  8. “Stabiliment” eshte cdo mjedis, ku zhvillohet biznesi ushqimor dhe/ose biznesi ushqimor per kafshe.
  9. “Legjislacion ushqimor” jane ligjet dhe aktet nenligjore, qe trajtojne problemet e ushqimeve, ne pergjithesi, dhe te sigurise ushqimore, ne vecanti. Ky legjislacion perfshin cdo faze te prodhimit, perpunimit dhe shperndarjes se ushqimit e te ushqimit per kafshe, qe prodhojne lende per ushqim.
  10. “Ambalazh” ose “material paketues” eshte cdo material, qe sherben per paketimin e produkteve ushqimore, i cili mund ta mbuloje, teresisht ose pjeserisht, kete produkt. Ai e mbron produktin nga ndotja, infeksionet, si dhe nga ndikimet qe ulin cilesine dhe vleren ushqimore dhe e ben te pershtatshem per transport, tregtim e perdorim. Nje ambalazh mund te permbaje disa njesi ose tipe ambalazhesh, te perdorura ne castin qe i ofrohet konsumatorit.
  11. “Paraambalazhim” eshte vendosja, paraprakisht, e nje produkti ushqimor ne nje ambalazh, per t’iu ofruar konsumatorit ose per perdorim kolektiv. Paraambalazhimi behet ne menyre te tille, qe ambalazhi te mbuloje, teresisht ose pjeserisht, ushqimin, por, ne cdo rast, permbajtja nuk mund te ndryshoje pa hapur apo ndryshuar ambalazhin.

KREU II

PARIME TE PERGJITHSHME TE ANALIZES SE RISKUT DHE MBROJTJES SE INTERESAVE TE KONSUMATORIT

Neni 4

Vleresimi i riskut

  1. Vleresimi i riskut bazohet ne vlefshmerine e te dhenave shkencore dhe te vendimeve te marra ne menyre te pavarur, objektive dhe transparente.
  2. Vleresimi i riskut kryhet nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit (me poshte AKU).

Neni 5

Komunikimi i riskut

Komunikimi i riskut behet nga AKU-ja, per t’i siguruar nje informacion te shpejte, ne kohe, objektiv dhe te kuptueshem, per ushqimin, demtuesit dhe risqet:

  1. Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit;
  2. Ministrise se Shendetesise;
  3. operatoreve te biznesit te ushqimit per njerez dhe kafshe;
  1. konsumatoreve;
  2. institucioneve te tjera pergjegjese;
  3. grupeve te interesit;
  4. pushtetit vendor.

Neni 6

Menaxhimi i riskut

  1. Menaxhimi i riskut siguron qe masat parandaluese dhe ato te kontrollit, te marra per te parandaluar, zvogeluar ose eliminuar rreziqet per shendetin e njerezve, te lidhura me konsumimin e ushqimeve, te bazohen ne rezultatet e vleresimit te riskut.
  2. Menaxhimi i riskut kryhet nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 7

Parime parandaluese

  1. Ne rrethana te vecanta, kur nga vleresimi i te gjithe informacionit ne dispozicion, identifikohet mundesia e nje efekti te demshem te nje ushqimi per shendetin e njerezve, per te cilin ekziston pasiguria shkencore, AKU-ja dhe Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mund te marrin masa te perkohshme per menaxhimin e riskut. Keto masa jane te nevojshme per te siguruar nivelin me te larte te mbrojtjes se shendetit te njerezve deri ne castin qe sigurohet nje informacion i bazuar shkencerisht, per nje vleresim te pergjithshem te riskut.
  2. Masat e marra, ne perputhje me piken 1 te ketij neni, duhet te jene te mjaftueshme, por jo te kufizojne tregun me shume sesa eshte e nevojshme, per te arritur nivel me te larte ne mbrojtjen e shendetit te njerezve, duke pasur parasysh lehtesite teknike dhe ekonomike, si dhe gjendjen e krijuar.
  3. AKU-ja dhe Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit duhet te rishqyrtojne, brenda nje periudhe te arsyeshme kohore, ne varesi te natyres se riskut te identifikuar per jeten dhe shendetin e njerezve dhe te natyres se informacionit te nevojshem, masat e marra per te sqaruar pasigurite shkencore.

Neni 8

Parimet e transparences

  1. AKU-ja, ne menyre te drejtperdrejte ose nepermjet perfaqesuesve te autorizuar te konsumatoreve dhe/ose te grupeve te interesit, gjate pergatitjes, vleresimit dhe rishikimit te masave te menaxhimit te riskut, kryen keshillim publik, te hapur dhe transparent, me perjashtim te pamundesise, per shembull, ne raste urgjente.
  2. Kur ka dyshime te justifikuara se ushqimi ose ushqimi per kafshe mund te paraqese nje rrezik per shendetin e njerezve ose te kafsheve, ne varesi te natyres, seriozitetit dhe shkalles se ketij rreziku, AKU-ja merr masa per te informuar publikun per natyren e rrezikut.

Ne kete rast, eshte i nevojshem identifikimi i ushqimit ose ushqimit per kafshe, rreziku qe ai mund te paraqese, si dhe masat e marra, ose qe mund te merren, per te parandaluar, zvogeluar ose zhdukur kete rrezik.

Neni 9

Mbrojtja e interesave te konsumatorit

Ky ligj mbron interesat e konsumatoreve dhe siguron bazen per zgjedhjen prej tyre te informacionit te nevojshem per konsumimin e ushqimeve. Ligji parandalon:

  1. praktikat falsifikuese ose mashtruese;
  2. cenimin e cilesise se ushqimeve nga perdorimi i perberesve te papershtatshem;
  3. cdo praktike tjeter qe orienton ne menyre te gabuar konsumatorin.

KREU III

KERKESA TE PERGJITHSHME TE SIGURISE USHQIMORE

Neni 10

Kerkesat e sigurise ushqimore

  1. Ushqimi eshte i sigurt kur nuk shkakton veprim te demshem ne shendetin e njerezve, kur prodhohet, pergatitet dhe konsumohet, sipas perdorimit te parashikuar.
  2. Ushqimi quhet i pasigurt kur eshte:
  1. i demshem per shendetin;
  2. i papershtatshem per konsum njerezor.
  3. Ushqimi nuk nxirret ne treg nese eshte i pasigurt.

Neni 11

Percaktimi i sigurise ushqimore

  1. Per te percaktuar nese nje ushqim nuk eshte i sigurt duhen pasur parasysh:
  1. kushtet normale te perdorimit te ushqimit nga konsumatori dhe cdo faze e prodhimit, perpunimit dhe shperndarjes;
  2. informacioni qe i jepet konsumatorit, perfshire informacionin e dhene ne etikete ose informacione te tjera, te vlefshme per te, per parandalimin e efekteve te demshme, specifike per shendetin nga nje ushqim i caktuar ose nga nje kategori ushqimesh.
  3. Per te percaktuar se nje ushqim demton shendetin duhet pasur parasysh:
  1. jo vetem mundesia e efektit te menjehershem, afatshkurter ose afatgjate te ushqimit ne shendetin e nje personi qe e konsumon ate, por edhe mundesia e efekteve ne gjeneratat e ardhshme;
  2. efektet toksike te mundshme grumbulluese;
  3. ndjeshmerite e vecanta shendetesore te nje kategorie te caktuar konsumatoresh, kur ushqimi eshte percaktuar per kete kategori.
  1. Per te percaktuar se nje ushqim eshte i papershtatshem per konsum njerezor, duhet qe ushqimi te jete i papranueshem per t’u perdorur, sipas percaktimit te tij, per konsum njerezor, per arsye kontaminimi, te pranise se lendeve te huaja, te prishjes ose kalbezimit.
  2. Kur ushqimi, qe percaktohet i pasigurt, eshte pjese e nje pakoje, pjese e nje pjese te ngarkeses ose e ngarkeses se plote te nje ushqimi te se njejtes kategori ose pershkrim, atehere do te pranohet se i gjithe ushqimi i pakos, i pjeses se ngarkeses ose i ngarkeses se plote eshte, gjithashtu, i pasigurt, vetem nese, pas kryerjes se analizave laboratorike, provohet e kunderta.

Neni 12

Vleresimi i sigurise ushqimore

  1. Nje ushqim eshte i demshem per shendetin e njerezve nese ai permban:
  1. mikroorganizma ose parazite te demshem per shendetin e njerezve, toksina bakteriale, mykotoksina, substanca histaminike ose te ngjashme me to dhe mikroorganizma apo parazite ne sasi me te medha se ato te lejuara nga standardet e miratuara;
  2. toksina ose substanca natyrore toksike ne sasi me te medha nga ato te lejuara;
  3. mbetje te pesticideve, medikamenteve veterinare, metale dhe substanca te tjera, te demshme per shendetin e njerezve, ne sasi me te medha se ato te lejuara;
  1. aditive ushqimore, te cilet nuk mund te perdoren ne disa kategori ushqimesh ose kur sasia e aditiveve te pranishem ne ushqim eshte me e madhe se ajo e lejuar;
  2. elemente radioaktive mbi normat e lejuara;

dh) materiale paketuese, qe permbajne mikroorganizma ose substanca te tjera, qe mund te ndikojne ne rritjen e permbajtjes se substancave te demshme per shendetin e njerezve.

  1. Nje ushqim eshte i papershtatshem per konsum njerezor nese:
  1. karakteristikat e tij ndryshohen per shkak te trajtimit fizik, kimik apo mikrobiologjik;
  2. permban substanca ose lende te para, te cilat nuk jane verifikuar dhe vleresuar nga ana toksikologjike dhe nuk jane te sigurta per konsum publik;
  3. permban papasterti dhe perzierje, te cilat mund te jene te demshme per shendetin e njerezve.

Neni 13

Masat kufizuese

Masat kufizuese per nxjerrjen ne treg te ushqimeve ose ushqimeve per kafshe, si dhe heqjen e tyre nga tregu, nese ka dyshime te argumentuara shkencerisht se ushqimi ose ushqimi per kafshe eshte i pasigurt, percaktohen, per cdo rast, me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

KREU IV

IMPORTI DHE EKSPORTI I USHQIMEVE

Neni 14

Importi

  1. Ushqimi i importuar ne Republiken e Shqiperise nxirret ne treg kur ploteson kerkesat e ketij ligji dhe te legjislacionit ne fuqi.
  2. Ne rastin e marreveshjeve te vecanta nderkombetare ndermjet Republikes se Shqiperise dhe vendit eksportues, ushqimi i importuar ne Republiken e Shqiperise nxirret ne treg kur ploteson kerkesat e percaktuara ne keto marreveshje.

Neni 15

Eksporti

  1. Ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqiperise per nxjerrjen ne treg ne vendin ku eksportohet ose rieksportohet, duhet te plotesoje kerkesat e legjislacionit shqiptar per ushqimin, si dhe ato te vendit importues.
  2. Ne rastin e marreveshjeve te vecanta nderkombetare ndermjet Republikes se Shqiperise dhe vendit importues, ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqiperise duhet te plotesoje kerkesat e percaktuara ne keto marreveshje.

Neni 16

Mbikeqyrja e sigurise se ushqimeve te importit

  1. Kontrolli i perputhshmerise se dokumentacionit shoqerues, sipas nenit 18 te ketij ligji, te ngarkesave te ushqimeve me origjine shtazore te importuara me kerkesat e legjislacionit shqiptar kryhet ne pikat e inspektimit kufitar nga inspektoret veterinare te sigurise ushqimore te kufirit. Kur verehen mangesi ne dokumentacion, malli bllokohet.
  2. Kontrolli i sigurise se ushqimeve te importuara kryhet ne pikat e inspektimit kufitar. Gjate kontrolleve merren mostra per analizim. Kontrollet, marrja e mostrave dhe analizimi i tyre behen sipas kritereve te hartuara nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit.
  3. Pikat e inspektimit kufitar per ushqimet percaktohen me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 17

Kontrolli ne dogane i ushqimeve te importuara

  1. Autoritetet doganore kryejne procedurat doganore per ngarkesat ushqimore, pasi inspektoret e ushqimit dhe te ushqimit per kafshe, ne pikat e inspektimit kufitar, kane dhene miratimin.
  2. Ngarkesa e ushqimeve, per te cilen ka dyshime, duhet te mbahet ne ruajtje, brenda standardeve te lejuara, ne magazinat doganore derisa te kryhen procedura e percaktimit te sigurise se tyre dhe procedura doganore.
  3. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe, ne pikat e inspektimit kufitar, per te verifikuar sigurine e ushqimit te importuar, ka te drejte te marre mostra pa pagese dhe t’i dergoje ato ne laboratoret e autorizuar per kryerjen e analizave, ne baze te planit te hartuar nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit dhe te miratuar nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Rregullat e marrjes se mostrave percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  4. Shpenzimet per marrjen e mostrave dhe per kryerjen e analizave laboratorike perballohen nga importuesi. Tarifat percaktohen me udhezim te perbashket te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Ministrit te Financave.

Neni 18

Certifikatat e importit

  1. Ngarkesa e ushqimit te importuar shoqerohet me certifikate, ne perputhje me kerkesat nderkombetare, per sigurine e ushqimit qe importohet.
  2. Per ushqimin qe importohet, certifikatat e sigurise se ngarkesave mund te njihen ne mbeshtetje te marreveshjeve dypaleshe dhe shumepaleshe, te leshuara nga autoriteti kompetent i vendit eksportues.
  3. Ne rast se nuk ka marreveshje, sipas pikes 2 te ketij neni, njohja e certifikatave dhe dokumenteve te tjera kryhet me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me propozimin e Autoriteti Kombetar te Ushqimit.
  4. Certifikatat dhe dokumentet e tjera te sigurise duhet te jene ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen e vendit prej nga ato vijne.

KREU V

MIRATIMI DHE REGJISTRIMI I STABILIMENTEVE

Neni 19

Aplikimi, miratimi dhe regjistrimi

  1. Stabilimentet per prodhimin primar te ushqimeve regjistrohen ne regjistrin e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Stabilimentet per prodhimin, perpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve regjistrohen ne regjistrin e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  3. Stabilimentet per pergatitjen, perpunimin dhe trajtimin e ushqimit, ku perfshihen hapesira te levizshme dhe/ose te perkohshme (kioska ushqimi, stacionare ose te levizshme, vende shitjeje ne treg, mjete motorike per shitje) regjistrohen ne regjistrin e Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e licencës, me kërkesë të operatorëve të biznesit ushqimor apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas këtij ligji.

Dokumentacioni i aplikimit percaktohet me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

  1. Stabilimentet, te cilat prodhojne, perpunojne dhe depozitojne ushqime me origjine shtazore, miratohen sipas dispozitave te ketij ligji dhe te legjislacionit veterinar ne fuqi.
  2. Stabilimentet, te cilat jane ne procesin e miratimit, nuk e fillojne veprimtarine pa autorizimin perkates. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit regjistron vetem ato stabilimente, qe i jane nenshtruar kontrollit te vleresimit per plotesimin e kushteve.
  3. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne perfundim te procedures se regjistrimit ne regjistrin e vet, i jep zyrtarisht cdo stabilimenti, sipas pikave 1, 2 dhe 3 te ketij neni, nje numer regjistri.
  4. Operatoret e biznesit ushqimor jane te detyruar qe, per ushqimin qe ata prodhojne, te shenojne, ne etikete dhe/ose ne dokumentacionin shoqerues, numrin e regjistrit.
  5. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit i dergon AKU-se listen e operatoreve te biznesit ushqimor te regjistruar ne regjistrin e saj.
  6. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mund t’i cregjistroje stabilimentet, me kerkesen e operatoreve te biznesit ushqimor ose me propozimin e AKU-se, kur kjo konstaton se ato nuk plotesojne kerkesat e dispozitave te ketij ligji. Per cregjistrimin e stabilimentit njoftohen me shkrim operatori i biznesit dhe drejtorite rajonale te AKU-se.
  7. Permbajtja, forma dhe menyra e regjistrimit ne regjister dhe procedura e dhenies se nje numri regjistri percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  8. Operatoret e biznesit ushqimor e fillojne veprimtarine prodhuese dhe tregtuese pasi te jene pajisur me lejet tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare, te dhena nga AKU-ja. Procedurat e dhenies se ketyre lejeve percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  9. Dhenia e lejes perkatese per fillimin e veprimtarise se stabilimentit behet kur plotesohen kerkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare dhe veterinare per te garantuar sigurine dhe cilesine e ushqimeve, ne perputhje me kerkesat e ketij ligji dhe te legjislacionit ne fuqi, per te mbrojtur shendetin e konsumatorit. Kerkesat percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 20

Ndalimi i veprimtarise se operatoreve te biznesit ushqimor

Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me urdher, mund te ndaloje, perkohesisht dhe perfundimisht, veprimtarine e stabilimenteve, te lejuara sipas nenit 19 te ketij ligji, ne rastet kur:

  1. gjate kontrolleve te ushtruara vihet re se stabilimenti nuk ploteson dispozitat e ketijligji;
  2. nje procedure e tille eshte e rendesishme dhe efektive per te garantuar sigurine e ushqimeve.

Neni 21

Tarifat per proceduren e miratimit dhe te regjistrimit te stabilimenteve

  1. Tarifat e regjistrimit e te miratimit te stabilimenteve dhe menyra e shperndarjes se tyre, sipas nenit 19 te ketij ligji, percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe te Ministrit te Financave.
  2. Tarifa per miratimin dhe regjistrimin e stabilimenteve perballohet nga aplikuesi.

KREU VI

PERGJEGJESITE E OPERATOREVE TE BIZNESIT USHQIMOR

Neni 22

Pergjegjesia per higjienen dhe sigurine e ushqimeve

Operatoret e biznesit ushqimor mbajne pergjegjesi per cdo demtim te shendetit te njerezve, te shkaktuar nga konsumi i ushqimit te rezultuar i pasigurt, ne te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe shperndarjes.

Neni 23

Kushtet e pergjithshme dhe te veçanta te higjienes se ushqimeve

  1. Operatoret e biznesit ushqimor te prodhimit primar duhet te sigurojne zbatimin sistematik te kushteve te pergjithshme dhe te vecanta te higjienes se ushqimeve. Keto kushte percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Operatoret e biznesit ushqimor, ne te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe te shperndarjes se ushqimit, sigurojne zbatimin sistematik te kushteve te pergjithshme dhe te vecanta te higjienes se ushqimeve, te cilat percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  3. Operatoret e biznesit ushqimor ne tregun me shumice duhet te zbatojne kerkesat higjienike te vecanta, te cilat percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
  4. Operatoret e biznesit ushqimor qe pergatisin, perpunojne, trajtojne dhe ruajne ne frigorifer ushqimin, ne mjedise te tregtise me pakice, duhet te sigurojne zbatimin sistematik te kerkesave higjienike te vecanta, te cilat percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 24

Pergjegjesite per ushqimet qe nuk plotesojne kerkesat

1. Nese nje operator i biznesit ushqimor vlereson se nje ushqim, te cilin ai e ka importuar, prodhuar, perpunuar, shperndare apo nxjerre ne treg, nuk eshte ne perputhje me kerkesat e sigurise ushqimore apo demton shendetin e njerezve, ai menjehere fillon procedurat per heqjen e ushqimit ne fjale nga tregu dhe ve ne dijeni AKU-ne dhe Ministrin e Bujqesise, Ushqimit dheMbrojtjes se Konsumatorit.

  1. Kur ushqimi eshte blere nga konsumatori, operatori duhet te njoftoje, ne menyre efektive dhe te pershtatshme, konsumatorin per arsyet e heqjes nga tregu te ushqimit dhe, nese eshte e nevojshme, i kerkon kthimin e ushqimit te blere, kur masat e tjera nuk jane te mjaftueshme, per nje nivel te larte te mbrojtjes se shendetit.
  2. Operatori i biznesit ushqimor, pergjegjes per veprimtarine e shitjes me pakice ose te shperndarjes, veprimtaria e te cilit nuk ka ndikim te drejtperdrejte ne paketimin, etiketimin, sigurimin dhe integritetin e ushqimit, fillon, sapo merr njoftim apo vendimin perkates, proceduren e heqjes nga tregu te ushqimit, qe nuk ploteson kerkesat e sigurise ushqimore.
  3. Operatori i biznesit ushqimor duhet t’u jape AKU-se dhe Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit informacionin e nevojshem per gjurmueshmerine e ushqimit.
  4. Operatori i biznesit ushqimor duhet te bashkepunoje dhe nuk duhet te ndaloje asnje person tjeter per te bashkepunuar me AKU-ne dhe Ministrin e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne marrjen e masave per reduktimin e riskut te ardhur nga ushqimet, me te cilat ata furnizojne ose kane furnizuar tregun.

Neni 25

Kerkesat per gjurmueshmerine e ushqimeve

  1. Gjurmueshmeria percaktohet ne te gjitha nivelet e prodhimit, te perpunimit dhe te shperndarjes se ushqimit, te lendeve te para, me origjine bimore ose shtazore, kafshet, qe prodhojne ushqim ose kafshet e perdorura ne prodhimin e ushqimeve, perfshire gjurmimin e cdo substance tjeter, te percaktuar per te bashkevepruar ose qe ka bashkevepruar me ushqimin.
  2. Operatoret e biznesit ushqimor krijojne nje sistem per mbajtjen e te dhenave, te quajtur baze te dhenash dhe garantojne procedurat, te cilat mundesojne identifikimin e tyre ne cdo cast. Nepermjet ketyre te dhenave behet identifikimi i cdo personi fizik apo juridik, qe i ka furnizuar ata me ushqime, me kafshe qe prodhojne ushqime, kafshe te perdorura per prodhimin e ushqimeve ose me cdo substance tjeter, te percaktuar per prodhimin apo qe pritet te perdoret per prodhimin e ushqimit.
  3. Operatoret e biznesit ushqimor e ruajne informacionin e permendur ne piken 2 te ketij neni per tre vjet dhe ia japin kete informacion AKU-se dhe Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit me kerkese te tyre.
  4. Ushqimi i nxjerre ne treg ose qe mund te nxirret ne treg duhet te etiketohet dhe te identifikohet nepermjet dokumenteve dhe cdo lloj informacioni tjeter, per te siguruar gjurmueshmerine. Kerkesat per gjurmueshmerine percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 26

Kerkesat per sistemin e vetekontrollit

1. Operatori i biznesit ushqimor, me perjashtim te prodhimit primar, siguron kontroll te rregullt te kushteve higjienike te prodhimit, ne cdo objekt, nepermjet zbatimit te procedurave parandaluese te sistemit te vetekontrollit, sipas parimeve te sistemit te analizes se riskut dhe pikave kritike te kontrollit (me poshte HACCP), duke:

  1. identifikuar te gjithe demtuesit, te cilet mund te parandalohen, eliminohen ose reduktohen ne nje nivel te pranueshem;
  2. identifikuar pikat kritike te kontrollit;
  3. percaktuar limitet kritike ne pikat kritike te kontrollit;
  1. percaktuar procedurat efektive te monitorimit sistematik te pikave kritike te kontrollit;
  2. percaktuar veprimet korrigjuese, kur sistemi i monitorimit paralajmeron se pika kritike e kontrollit nuk eshte nen kontroll;

dh) percaktuar nese procedurat e verifikimit te masave, te percaktuara ne shkronjat “a” deri ne “d” te kesaj pike, jane efektive;

e) mbajtur dokumente dhe regjistra te pershtatshem per identifikimin e zbatimit efektiv te masave te percaktuara ne shkronjat “a” deri ne “dh” te kesaj pike.

  1. Operatori i biznesit ushqimor, ne nivelin primar te prodhimit, percakton dhe ve ne zbatim kontrollin e rregullt te kushteve higjienike te prodhimit ne cdo objekt qe ka nen kontroll, nepermjet zbatimit te procedurave parandaluese te vetekontrollit, sipas modelit te praktikave te mira te prodhimit.
  2. Verifikimi fillestar i pershtatshmerise se planeve te HACCP-se, per objektet e percaktuara ne piken 1 te ketij neni, kryhet nga AKU-ja.
  3. Ne rast se rezultatet e vetekontrollit, te percaktuara ne piken 1 te ketij neni, tregojne ekzistencen e rreziqeve shendetesore per njerezit, atehere vleresohet se ushqimi nuk ploteson kerkesat e sigurise ushqimore dhe operatori i biznesit ushqimor merr masat e percaktuara ne nenin 24 te ketij ligji.
  4. Kushtet per zbatimin e sistemit te vetekontrollit ne objektet e permendura ne pikat 1 e 2 te ketij neni percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  5. Operatori i biznesit ushqimor mban dokumentacion per zbatimin e sistemit te vetekontrollit dhe e perditeson ate. Me kerkesen e AKU-se dhe Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, operatori jep te dhena per perputhjen e veprimtarise se tij me kerkesat e percaktuara ne pikat 1 e 2 te ketij neni.
  6. Perjashtime nga zbatimi i sistemit te vetekontrollit, sipas pikes 1 te ketij neni, behen per operatore te vecante te biznesit ushqimor, vecanerisht per operatore te vegjel, kategori te vecanta operatoresh, ne shitjen me pakice dhe te prodhimit te produkteve tradicionale, me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, nese garantohet arritja e nje niveli te pranueshem higjienik ne zbatimin e sistemit te procedurave te vetekontrollit, sipas praktikave te mira te prodhimit.

KREU VII

USHQIMET E REJA

Neni 27

Kategorite e ushqimeve te reja

1. Vleresohen pjese e ushqimeve te reja kategorite e meposhtme:

  1. ushqimi dhe perberesit ushqimore, te cilet permbajne ose perbehen nga organizma te modifikuar gjenetikisht (me poshte OMGJ);
  2. ushqimi dhe perberesit ushqimore, duke perjashtuar ushqimet shtese (aromatizuesit dhe enzimat) te prodhuara dhe qe nuk permbajne OMGJ;
  3. ushqimi dhe perberesit ushqimore me strukture molekulare paresore, te re ose te modifikuar qellimisht;
  1. ushqimi dhe perberesit ushqimore, qe perbehen nga mikroorganizma, kerpudha, alga ose qe jane te izoluara prej tyre;
  2. ushqimi dhe perberesit ushqimore, me origjine bimore apo shtazore, materiale minerale, sintetike ose qe jane te izoluara prej tyre, duke perjashtuar ushqimet dhe perberesit ushqimore, te cilet jane perftuar ne menyre tradicionale riprodhimi dhe qe, per nje kohe te gjate, eshte verejtur se jane te sigurta per konsum.

dh) ushqimi dhe perberesit ushqimore, per te cilet eshte zbatuar nje proces prodhimi jobashkekohor, qe shkakton ndryshime te rendesishme ne perberjen, strukturen dhe perberesit ushqimore e qe ndikon ne vlerat ushqyese, ne metabolizmin ose ne nivelin e substancave te padeshiruara.

  1. Vleresohen pjese te ushqimeve te reja, pervec atyre te percaktuara ne piken 1 te ketij neni, edhe kategorite e ushqimeve, qe jane:
  1. plotesisht ose pjeserisht me lende te para te reja;
  2. me perberje baze te ndryshuar;
  3. prodhuar me teknologji prodhimi, qe ndryshon nga te meparshmet.
  4. Kategorite e ushqimeve te reja, te percaktuara ne pikat 1 e 2 te ketij neni, nuk duhet:
  1. te demtojne shendetin e njerezve;
  2. te mashtrojne konsumatorin;
  3. te ndryshojne nga ushqimet dhe perberesit ushqimore, qe jane percaktuar te zevendesojne ne ate mase, qe konsumimi normal i tyre te perbeje disavantazh ushqimor per konsumatorin.
  1. Dispozitat e ketij ligji dhe rregulloret e permendura ne piken 5 te ketij neni zbatohen ne kategorite e ushqimeve te reja, te percaktuara ne shkronjat “a” e “b” te pikave 1 e 2 te ketij neni.
  2. Rregulloret e vecanta te ushqimeve te reja percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 28

Nxjerrja ne treg e ushqimeve te reja

  1. Per nxjerrjen ne treg te ushqimeve te reja ne Republiken e Shqiperise, aplikuesi duhet te marre leje nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, pas dhenies se mendimit paraprak shkencor te AKU-se.
  2. Kushtet dhe procedurat per dhenien e lejes, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 29

Regjistri per lejet e dhena per nxjerrjen e ushqimeve te reja ne treg

  1. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mban regjistrin per lejet e dhena per nxjerrjen e ushqimeve te reja ne treg.
  2. Permbajtja, forma dhe menyra e mbajtjes se regjistrit, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 30

Ndalimi i nxjerrjes se ushqimeve te reja ne treg

  1. Nese ka ndonje mosperputhje shkencore per efektin e demshem te ushqimeve te reja ne shendetin e njerezve, veçanerisht te ushqimit dhe te perberesve te ushqimit, te cilat permbajne organizma te modifikuar gjenetikisht ose qe perbehen nga ta, Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ndalon perkohesisht nxjerrjen e nje ushqimi te tille ne treg, per parandalimin ose zvogelimin e mundesise se ndikimeve negative ne shendetin e njerezve.
  2. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ndalon nxjerrjen e ushqimeve te reja ne treg, vecanerisht te ushqimit dhe te perberesve ushqimore, te cilet permbajne organizma te modifikuar gjenetikisht ose qe perbehen nga ta, nese, bazuar ne vleresimin e nje rreziku shkencor, jane vleresuar te demshme per shendetin e njerezve.
  3. Keshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ndalon, perkohesisht ose pergjithmone, importin e ushqimeve te reja, qe permbajne organizma te modifikuar gjenetikisht, kur nuk ka informacion shkencor dhe njohuri per pasojat negative te mundshme per jeten dhe shendetin e njerezve.

Neni 31

Asgjesimi i ushqimeve te reja te pasigurta

Ushqimet e reja, vecanerisht ushqimet dhe perberesit ushqimore, te cilet permbajne organizma te modifikuar gjenetikisht ose qe perbehen nga ta, qe nuk plotesojne kerkesat e sigurise, te parashikuara nga ky ligj, asgjesohen. Procedurat e asgjesimit te ushqimeve te reja percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe te Ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.

KREU VIII

PERCAKTIMI I ORIGJINES DHE I TREGUESVEGJEOGRAFIKE TE USHQIMEVE

Neni 32

Percaktimi i origjines dhe i treguesve gjeografike te ushqimeve

  1. Percaktimi i origjines se ushqimit permban emrin e rajonit, vendin specifik ose, ne raste te vecanta, emrin e vendit te perdorur, per te pershkruar ushqimin:
  1. i cili vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i perdorimit;
  2. cilesia dhe karakteristikat e te cilit jane rrjedhoje e ndikimit te faktoreve natyrore dhe njerezore te nje mjedisi gjeografik specifik, si dhe prodhimi, perpunimi dhe pergatitja e tij kryhen ne kete mjedis gjeografik.
  3. Tregues gjeografike vleresohen emri i rajonit, vendi specifik ose, ne raste te vecanta, emri i vendit te perdorur per te pershkruar ushqimin, i cili:
  1. vjen nga ky rajon, vend specifik ose nga vendi i perdorimit;
  2. ka cilesi te vecanta, reputacion ose disa karakteristika te tjera, qe jane atribute te origjines gjeografike te tij dhe prodhimi, perpunimi e pergatitja e tij kryhen ne kete mjedis gjeografik.
  3. Ushqimet me origjine te percaktuar, tregues gjeografike te percaktuar, si dhe metodat e kontrollit te tyre percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

KREU IX

TREGUESI “PRODUKT USHQIMOR TRADICIONAL” I USHQIMIT

Neni 33

Treguesi “Produkt ushqimor traditional” i ushqimit

  1. Ushqimi pajiset me treguesin “Produkt ushqimor tradicional”, nese eshte prodhuar nepermjet perdorimit te materialeve te paperpunuara tradicionale, ka nje perberje tradicionale, eshte prodhuar ose perpunuar ne menyre tradicionale dhe dallohet per karakteristika te vecanta nga ushqimet e se njejtes kategori. Ne etikete shenohet “Produkt ushqimor tradicional”.

2. Produktet ushqimore, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

  1. Prodhuesit e perpunuesit dhe shoqatat e prodhuesve dhe/ose te perpunuesve (me poshte shoqatat) kane te drejte te aplikojne per marrjen e treguesit “Produkt ushqimor traditional”, pavaresisht nga forma ligjore apo perberja e shoqates, e cila e prodhon ose e perpunon kete ushqim. Aplikuesit duhet te paraqesin kerkesen dhe specifikimin e produktit ushqimor.
  2. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit percakton, me udhezim, kushtet, proceduren per njohjen e karakterit te vecante te ushqimit, permbajtjen e specifikimit dhe emeron nje komision per dhenien e treguesit “Produkt ushqimor traditional”. Perberja dhe menyra e funksionimit te ketij komisioni percaktohen me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 34

Regjistri i produkteve me tregues “Produkt ushqimor traditional”

  1. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mban nje regjister te produkteve ushqimore, qe i referohen treguesit “Produkt ushqimor traditional”.
  2. Permbajtja, forma dhe menyra e mbajtjes se regjistrit, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 35

Regjistrimi dhe fregjistrimi i produkteve me treguesin “Produkt ushqimor traditional”

  1. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit miraton, me urdher, vendimin e komisionit per regjistrimin ne regjister te ushqimit me tregues “Produkt ushqimor tradicional”.
  2. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me propozimin e komisionit, urdheron me shkrim cregjistrimin nga regjistri te ushqimit me tregues “Produkt ushqimor traditional”, kur ai nuk ploteson kushtet e percaktuara ne piken 1 te nenit 33 te ketij

ligji.

KREU X

ETIKETIMI DHE PUBLIKIMI I USHQIMIT

Neni 36

Kerkesa te pergjithshme te etiketimit te ushqimit

  1. Ushqimi, qe nxirret ne treg, pajiset me etiketen, ku shenohen:
  1. emri i produktit;
  2. lista e perberesve;
  3. sasia e perberesve te vecante ose e kategorive te perberesve;
  1. sasia neto, ne rastin e ushqimeve te paraambalazhuara;
  2. data e jetegjatesise minimale ose, ne rastin e ushqimeve qe nga pikepamja mikrobiologjike paraqesin rrezik, shenohet “te perdoret deri me…”;

dh) cdo kusht i vecante i ruajtjes dhe/ose i perdorimit;

  1. emri apo emertimi i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit dhe/ose e tregtarit;
  1. vendi i origjines;
  2. udhezimet e perdorimit, kur ushqimi nuk mund te perdoret pa te;
  3. grada alkoolike per vellim per pijet, qe permbajne me shume se 1,2 per qind te vellimit te alkolit;

gj) permbajtja ose perberja e OMGJ-ve, si dhe OMGJ-te qe permban.

  1. Etiketa duhet te shkruhet ne gjuhen shqipe, te jete e dallueshme, e lexueshme dhe e kuptueshme.

3. Menyra e etiketimit percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 37

Paraqitja dhe reklama e ushqimit

  1. Paraqitja e ushqimit dhe e ushqimit per kafshe perfshin formen e tyre, pamjen e jashtme ose ambalazhimin, materialet paketuese te perdorura, menyren, sipas se ciles ato jane rregulluar dhe mjedisin ku jane paraqitur, si dhe informacionin e vlefshem rreth tij me cdo mjet informimi.
  2. Reklama e ushqimit ose e ushqimit per kafshe behet vetem pasi AKU-ja jep te drejten e prodhimit dhe te tregtimit te tyre.
  3. Menyra e paketimit, reklames dhe paraqitjes se ushqimeve percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

KREU XI

KONTROLLI ZYRTAR I USHQIMEVE

Neni 38

Kontrolli zyrtar i ushqimeve

Kontrolli zyrtar i ushqimeve perfshin nje ose me shume nga veprimtarite e meposhtme:

  1. inspektimin;
  2. marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave;
  3. kontrollin e etiketes dhe te dokumentacionit zyrtar;
  1. shqyrtimin e dokumentacionit per gjurmueshmerine;
  2. shqyrtimin e sistemit te vetekontrollit.

Kontrolli zyrtar kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në ligjin nr.10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj.

Neni 39

Organet perkatese te kontrollit

Kontrolli zyrtar i ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Neni 40

Parimet e pergjithshme te kontrollit zyrtar te ushqimit

  1. Kontrolli zyrtar i ushqimit kryhet:
  2. rregullisht dhe ne perputhje me perparesite e percaktuara ne skemen e vleresimit te

riskut;

  1. kur ka arsye per te besuar se kerkesat e ketij ligji nuk jane plotesuar.
  1. Kontrolli kryhet duke perdorur mjete te pershtatshme dhe te kontrollueshme.
  2. Kontrolli zyrtar mbulon te gjitha fazat e prodhimit, te perpunimit dhe te shperndarjes.
  3. Kontrolli zyrtar, si rregull, kryhet pa paralajmerim.

Neni 41

Objekti i kontrollit zyrtar te ushqimeve

Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka objekt:

  1. Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrine e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit, te perdorura ne biznesin ushqimor, vecanerisht kushtet e percaktuara ne nenet 19 e 20 te ketij ligji.
  2. Inspektimin e gjendjes shendetesore te personelit dhe te higjienes se objekteve, qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me ushqimin.
  3. Lendet e para, ujin, perberesit, aditivet, shtesat teknologjike dhe substancat e tjera, te perdorura per pergatitjen dhe prodhimin e ushqimit.
  4. Ushqimet gjysme te gatshme.
  5. Ushqimet e gatshme.
  6. Pastrimin, substancat pastruese dhe te mirembajtjes qe perdoren ne proceset e prodhimit.
  7. Proceset e perdorura per prodhimin ose perpunimin e ushqimeve.
  8. Menyren e paketimit, materialet paketuese dhe ato ne kontakt me ushqimin.
  9. Etiketimin dhe dokumentet shoqeruese te ushqimeve.
  10. Percaktimin e origjines, te treguesve gjeografike te mbrojtur dhe treguesin “Produkt ushqimor tradicional”.
  11. Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhimin dhe pergatitjen e ushqimeve.
  12. Aditivet ushqimore, materialet ne kontakt me ushqimin, kontaminuesit ushqimore, si dhe substancat pastruese percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 42

Marrja e mostrave per analizat laboratorike

  1. Per qellim te kontrollit zyrtar te ushqimeve merren mostra te materialeve te paperpunuara te perberesve, shtesave teknologjike dhe te substancave te tjera, te perdorura per pergatitjen dhe prodhimin e ushqimeve, ushqimeve gjysme te gatshme, ushqimeve te gatshme, materialeve ne kontakt me ushqimet, perfshire substancat qe perdoren per pastrimin dhe mirembajtjen ne biznesin ushqimor.
  2. Operatoret e biznesit ushqimor lejojne marrjen e sasive te nevojshme te mostrave pa pagese per kryerjen e analizave, sipas percaktimit te pikes 1 te ketij neni.
  3. Procedurat e marrjes se mostrave percaktohen me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 43

Masat e pergjithshme te administrimit te kontrollit zyrtar te ushqimeve

  1. Inspektori i kontrolli te ushqimit dhe i ushqimit per kafshe ka te drejte te hyje, te kontrolloje dhe te fotografoje shkeljet e konstatuara ne stabilimentin ushqimor ose ne cdo ndertese tjeter ku ushqimi prodhohet, perpunohet dhe shperndahet, me perjashtim te vendeve te banimit.
  2. Kur inspektori i kontrollit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe, gjate kontrollit zyrtar, zbulon ose ka arsye per te dyshuar per nje shkelje te dispozitave te ketij ligji, merr masat e nevojshme per t’u siguruar qe shkelja do te korrigjohet nga operatori i biznesit ushqimor.
  3. Pronari, poseduesi, personi pergjegjes, i punesuari ne stabiliment, qe ndodhen ne stabiliment ne castin e kontrollit, duhet te japin informacionin dhe ndihmesen e kerkuar nga inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe.
  4. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe nuk pengohet ne kryerjen e detyrave tetij.
  5. Personave te percaktuar ne piken 3 te ketij neni nuk u lejohet te marrin asnje mase te percaktuar ne kete ligj, per korrigjimin e parregullsive, pa miratim me shkrim te inspektorit.
  6. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe kryen kontroll zyrtar, ne perputhje me detyrat dhe pergjegjesite e percaktuara ne kete ligj dhe ne ligje te tjera te vecanta ne fushen e ushqimit.

7. Detyrat, pergjegjesite e AKU-se, programi vjetor i inspektimeve dhe raportimi percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

KREU XII

LABORATORET E AUTORIZUAR TE KONTROLLIT DHE LABORATORET E

REFERENCES

Neni 44

Laboratoret e autorizuar te kontrollit

  1. Analizat laboratorike te mostrave, sipas neneve 17 e 40 te ketij ligji, te marra per kryerjen e kontrollit zyrtar te ushqimit, behen ne laboratoret e autorizuar nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Inspektori i kontrollit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe i dergon mostrat e marra ne nje laborator te autorizuar kontrolli per kryerjen e kontrollit zyrtar.
  3. Tarifa e analizave te kryera, per ushqimet e prodhuara ne Republiken e Shqiperise, mbulohet nga AKU-ja. Kur ushqimi nuk permbush kerkesat e detyrueshme, te bazuara ne kete ligj, si edhe/ose informacionin e specifikuar mbi etikete, tarifat paguhen nga operatori i biznesit ushqimor, qe e prodhon dhe/ose e nxjerr ne treg ushqimin.
  4. Lista e laboratoreve te autorizuar te kontrollit, ku percaktohet tipi i laboratorit dhe analizat, qe jane te autorizuar te kryejne, miratohet me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe botohet ne Fletoren Zyrtare nje here ne vit.

Neni 45

Veprimtarite e laboratoreve te autorizuar te kontrollit

  1. Laboratoret e autorizuar te kontrollit kryejne:
  1. veprimtarite baze;
  2. veprimtarite e specializuara;
  3. veprimtarite e specializuara per te leshuar certifikata nderkombetare.
  1. Laboratoret e autorizuar te kontrollit, per te kryer veprimtari baze, duhet te plotesojne kushtet e percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Laboratoret e autorizuar te kontrollit, per kryerjen e veprimtarive te specializuara, duhet te permbushin kushtet e percaktuara ne praktikat e mira laboratorike.
  3. Laboratoret e autorizuar te kontrollit, qe kryejne veprimtari te specializuara, per te leshuar certifikata nderkombetare, duhet te akreditohen nga nje institucion i pavarur.

Akreditimi, vleresimi dhe autorizimi i laboratoreve te analizave mund te behen per analiza te vecanta ose per nje grup analizash dhe per lloje te vecanta ushqimesh.

  1. Me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mund te percaktohen kushte te vecanta, qe duhet te permbushin laboratoret e analizave, te percaktuara ne shkronjat “b” dhe “c” te pikes 1 te ketij neni.
  2. Procedurat e kategorizimit, vleresimit dhe autorizimit te laboratoreve te kontrollit, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  3. Laboratoret e autorizuar te kontrollit u nenshtrohen programeve te pershtatshme te testimit.

Neni 46

Laboratoret e references

  1. Laboratoret e Institutit te Sigurise Ushqimore dhe te Veterinarise jane laboratore reference, per cdo analize te kryer, per kontrollin zyrtar te sigurise se ushqimeve. Nje laborator mund te jete laborator reference per nje ose me shume analiza.
  2. Laboratoret e references duhet te akreditohen nga nje institucion i pavarur.
  3. Laboratoret e references duhet:
  1. te bejne vleresimin e laboratoreve te autorizuar nese jane te afte per kryerjen e analizave, te kontrolleve zyrtare, vleresim i cili sherben per pajisjen e tyre me autorizim nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit;
  2. te bashkerendojne punen dhe te ofrojne mbeshtetje, perfshire trajnime dhe sherbime te tjera per veprimtarite laboratorike, per standardet teknike dhe metodat e analizave qe kryejne;
  3. te organizojne teste paralele te mostrave te standardizuara dhe te marrin pjese ne to ne nivel kombetar e nderkombetar per monitorimin e kualifikimit te laboratoreve te autorizuar te kontrollit;

c) te garantojne se laboratoret e autorizuar perdorin sistemin e tyre te brendshem te menaxhimit te cilesise.

  1. Lista e laboratoreve te references, ku specifikohen analizat, qe ata jane te autorizuar te kryejne, botohet ne Fletoren Zyrtare nje here ne vit.

KREU XIII

MENAXHIMI I KRIZAVE DHE I EMERGJENCAVE

Neni 47

Masat urgjente per garantimin e sigurise ushqimore

  1. Kur verehet se ushqimi paraqet nje rrezik serioz per shendetin e njerezve ose per mjedisin dhe se nje rrezik i tille nuk mund te eliminohet, me propozimin e AKU-se, ne varesi te shkalles se veshtiresise se gjendjes, Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit urdheron marrjen e masave, sipas pikave 2 dhe 3 te ketij neni.
  2. Nese ushqimi eshte prodhuar ne vend, merren keto masa:
  1. ndalimi i perkohshem i hedhjes ne treg ose i perdorimit te ushqimit;
  2. percaktimi i kushteve te vecanta per ushqime specifike;
  3. eliminimi i ushqimeve, pa shkaktuar deme;

c) masa te tjera te perkohshme dhe te pershtatshme.

  1. Nese ushqimi eshte i importuar, merren keto masa:
  1. ndalimi i perkohshem i importit te ushqimit nga vendet eksportuese ose nga pjese te vendit eksportues ose te vendeve tranzit;
  2. percaktimi i masave te vecanta per ushqime specifike nga vendet eksportuese, pjese te vendeve eksportuese ose nga vendet tranzit;
  3. eliminimi i ushqimeve pa shkaktuar deme;

c) masa te tjera te perkohshme dhe te pershtatshme.

Neni 48

Plani i pergjithshem per menaxhimin e krizave

  1. AKU-ja, ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, harton nje plan te pergjithshem per trajtimin e krizave ne fushen e sigurise ushqimore.
  2. Ky plan miratohet nga Keshilli i Ministrave dhe percakton:

a) llojet e riskut, me origjine ushqimore, te cilat mund te rrezikojne, drejtperdrejt ose terthorazi, shendetin e njerezve e qe nuk mund te eliminohen apo reduktohen deri ne nje nivel te pranueshem, nepermjet zbatimit te dispozitave, te parashikuara ne kete ligj;

  1. procedurat praktike thelbesore per trajtimin e nje krize;
  2. ngritjen e nje njesie per menaxhimin e krizave prane AKU-se.

Kjo njesi percakton strategjine e komunikimit ne rastet e krizave ndermjet Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe AKU-se, institucioneve te tjera pergjegjese, konsumatorit dhe operatoreve te biznesit te ushqimit dhe te ushqimit per kafshe.

KREU XIV

USHQIMI PER KAFSHET

Neni 49

Kerkesat e pergjithshme te sigurise se ushqimeve per kafshe

  1. Ushqimi per kafshe nuk nxirret ne treg ose nuk perdoret si ushqim per kafshe qe prodhojne ushqime, nese nuk eshte i sigurt.
  2. Ushqimi per kafshe nuk eshte i sigurt per t’u perdorur nese:
  1. ka nje efekt te demshem ne shendetin e njerezve ose te kafsheve;
  2. produktet e prodhuara nga kafshet nuk jane te sigurta per konsum njerezor.
  3. Kur nje ushqim per kafshe, i identifikuar se nuk ploteson kerkesat e sigurise ushqimore per kafshe, eshte pjese e nje pakoje, pjese e nje pjese te ngarkeses ose e ngarkeses se plote te nje ushqimi te se njejtes kategori ose pershkrimi, atehere i gjithe ky ushqim nuk eshte i sigurt, vetem nese, pas kryerjes se analizave laboratorike, provohet e kunderta.

Neni 50

Percaktimi i sigurise se ushqimeve per kafshe

  1. Nese ka arsye te dyshohet se ushqimi per kafshe nuk eshte i sigurt, me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me propozimin e AKU-se, merren masa per kufizimin e tregtimit te ketij ushqimi ose heqjen e tij nga tregu.
  2. Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit nxjerr udhezime, ku percaktohen:
  1. kerkesat per sigurine e ushqimit per kafshe;
  2. kushtet higjienike, kur veprohet me ushqimin per kafshe;
  3. zbatimi i sistemit te vetekontrollit ne operatoret e biznesit te ushqimit per kafshe, per garantimin e sigurise se ushqimit te kafsheve, qe nxirret ne treg;
  1. kerkesat per punonjesit teknike, hapesirat dhe pajisjet e laboratoreve per kryerjen e analizave te ushqimit per kafshe;
  2. ndalimi ose kufizimi i perdorimit te lendeve te para te vecanta ne prodhimin e ushqimit per kafshe, te cilat rrjedhin nga burime specifike, kullotat qe lidhen me llojin e kafshes dhe me procesin e perpunimit;

dh) kushte te tjera, qe lidhen me ushqimin per kafshe dhe qe vleresohen se jane thelbesore per te garantuar se ushqimi per kafshe i permbush kerkesat e sigurise.

Neni 51

Importi dhe eksporti i ushqimit per kafshe

  1. Nenet 14 e 15 te ketij ligji zbatohen edhe per importin dhe per eksportin e ushqimit per kafshe ne Republiken e Shqiperise.
  2. Importuesi i ushqimit per kafshe i paraqet inspektorit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe ne pikat e inspektimit kufitar nje kerkese per kontrollin e kontingjentit te ushqimit per kafshe qe ai ka importuar, per te percaktuar sigurine e ketij ushqimi.
  1. Autoriteti doganor kryen proceduren doganore per kontingjentin e ushqimit per kafshe, pasi inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe i pikes se inspektimit kufitar percakton sigurine e kontingjentit dhe, me vendim, miraton importin.
  2. Autoriteti doganor eshte i detyruar qe, brenda pergjegjesive dhe detyrave te tij, t’i vere ne dispozicion inspektorit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe te pikes se kalimit kufitar te gjithe dokumentacionin dhe ta lejoje te beje kontrollin e nevojshem, per te vertetuar permbushjen e kerkesave te sigurise se ushqimit per kafshe.
  3. Kur per ngarkesen e ushqimit per kafshe ka dyshime, deri ne plotesimin e procedures se percaktimit te sigurise dhe perpara plotesimit te procedures doganore, ngarkesa mbahet ne ruajtje ne magazinat doganore.
  4. Inspektori i ushqimit dhe ushqimit per kafshe i pikes se kalimit kufitar, per verifikimin e sigurise se ushqimit per kafshe te importuar, ka te drejte te marre mostra dhe t’i analizoje ato ne laboratoret e autorizuar.
  5. Shpenzimet per analizimin e kontingjentit, leshimin e formularit zyrtar te vendimit, sipas pikes 3 te ketij neni dhe shpenzimet e kontrollit laboratorik mbulohen nga importuesi.

Neni 52

Regjistrimi ne regjistrin e stabilimenteve

Per procesin e regjistrimit ne regjistrin e stabilimenteve, ku perpunohet ose magazinohet ushqimi per kafshe, zbatohen dispozitat e legjislacionit per veterinarine.

Neni 53

Detyrat dhe pergjegjesite e operatoreve te biznesit te ushqimit per kafshe

Detyrat dhe pergjegjesite e operatoreve te biznesit te ushqimit per kafshe duhet te jene ne perputhje me detyrat dhe pergjegjesite e percaktuara ne kreun VI te ketij ligji per:

  1. higjienen dhe sigurine e ushqimit per kafshe;
  2. procedurat e nevojshme qe duhet te ndermerren, nese ushqimi per kafshe nuk permbush kerkesat e sigurise;
  3. futjen e sistemit te vetekontrollit ne stabilimentet e biznesit te ushqimit per kafshe; c) futjen e nje sistemi, qe mundeson gjurmueshmerine e ushqimit per kafshe.

Neni 54

Hedhja ne treg e ushqimit per kafshe, qe ka ne perberje ose ne permbajtje OMGJ

  1. Aplikuesi, per nxjerrjen per here te pare ne treg te ushqimit per kafshe dhe te perberesve te ketyre ushqimeve, te cilat kane ne perberje ose permbajne OMGJ, duhet te pajiset me leje nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne mbeshtetje te mendimit shkencor te dhene me pare nga AKU-ja.
  2. Kushtet dhe procedurat per dhenien e lejes, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen me udhezim te perbashket te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe te Ministrit te Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave.
  3. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit mban nje regjister per lejet e dhena per nxjerrjen ne treg te ushqimit per kafshe dhe te perberesve te tyre, te cilet kane ne perberje ose permbajne OMGJ.
  4. Permbajtja dhe menyra e mbajtjes se regjistrit te permendur ne piken 3 te ketij neni percaktohen me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  5. Keshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, mund te ndaloje, perkohesisht ose pergjithmone, importin e ushqimit per kafshe, qe permban organizma te modifikuar gjenetikisht, nese nuk ka informacion shkencor dhe njohuri te mjaftueshme per ndikimin e mundshem te pasojave negative ne jeten dhe shendetin e njerezve.

Neni 55

Asgjesimi i ushqimeve per kafshe qe permbajne OMGJ

Ushqimi per kafshe dhe perberesit e tij, qe kane ne perberje ose permbajne OMGJ, qe nuk perputhen me kerkesat e sigurise, te percaktuara nga ky ligj, duhen asgjesuar, sipas legjislacionit per mbrojtjen e mjedisit.

Neni 56

Etiketimi i ushqimit per kafshe

Kërkesat që duhet të plotësohen për etiketimin e ushqimeve të blegtorisë janë si më poshtë:

1. Për ushqimet e ambalazhuara në thasë, në etiketë shënohen:

a) emri dhe adresa e prodhuesit ose e personit përgjegjës për shpërndarjen e ushqimit;

b) numri dhe data e licencës;

c) emri i produktit;

ç) pesha neto e kolisë;

d) emri dhe përbërja në përqindje e të gjithë komponentëve;

dh) specia, grupmosha dhe rendimenti i kafshëve dhe shpendëve, për të cilat destinohet ushqimi përkatës, si dhe dozat e përdorimit;

e) data e prodhimit dhe afati kohor i përdorimit.

2. Për ushqimet në konteinerë, në etiketa shënohet: a) informacioni, i kërkuar sipas pikës 1, i cili plotësohet në një fletë të veçantë, e cila shoqëron mallin;

b) informacionit në pikën “1.ç” i shtohet vëllimi neto për ushqimet në gjendje të lëngshme.

3. Mënyra e etiketimit të ushqimit për kafshë, përfshirë dhe ato që kanë në përbërje ose përmbajnë OMGJ, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Neni 57

Kontrolli zyrtar i ushqimit per kafshe

  1. Kontrolli zyrtar i ushqimit per kafshe kryhet ne perputhje me nenin 38 te ketij ligji.
  2. Kontrolli zyrtar i ushqimit per kafshe, perfshire edhe aditivet e ushqimit per kafshe, kryhet nga AKU-se dhe perfshin te gjitha nivelet e prodhimit, te perpunimit e te shperndarjes.
  3. Dispozitat e neneve 40, 41 e 43 te ketij ligji zbatohen edhe per kontrollin zyrtar te ushqimit per kafshe.
  4. Detyrat dhe pergjegjesite e AKU-se, si dhe programi vjetor i inspektimeve e menyra e raportimit percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 58

Marrja e mostrave per analizimin laboratorik te ushqimit per kafshe

  1. Per kryerjen e kontrollit zyrtar te ushqimit per kafshe merren mostra te lendeve te para, te perberesve, shtesave teknologjike dhe substancave te tjera, te perdorura ne pergatitjen dhe prodhimin e ushqimit per kafshe, te materialeve qe bien ne kontakt te drejtperdrejte me kete ushqim, perfshire substancat pastruese dhe materialet e mirembajtjes, te cilat perdoren ne biznesin e ushqimit per kafshe.
  2. Operatoret e biznesit te ushqimit per kafshe jane te detyruar te lejojne marrjen e sasive te nevojshme pa pagese te mostrave, te percaktuara ne piken 1 te ketij neni, per qellime analizash laboratorike.

Neni 59

Laboratoret e autorizuar te kontrollit dhe te references

  1. Analizat laboratorike te mostrave, te marra per kryerjen e kontrollit zyrtar te ushqimit per kafshe, sipas nenit 58 te ketij ligji, behen nga laboratore te autorizuar nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Inspektori i kontrollit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe eshte autoriteti zyrtar per marrjen dhe dergimin e mostrave ne nje laborator te autorizuar kontrolli.
  3. Tarifa e analizave te kryera per ushqimet per kafshe, te prodhuara ne Republiken e Shqiperise, mbulohet nga AKU-ja dhe Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes seKonsumatorit dhe, nese ushqimi per kafshe nuk permbush kerkesat e detyrueshme, te bazuara ne kete ligj dhe/ose ne informacionin e specifikuar mbi etikete, tarifat mbulohen nga operatori i biznesit te ushqimit per kafshe, qe e prodhon dhe/ose e nxjerr ne treg kete ushqim.
  1. Lista e laboratoreve te autorizuar te kontrollit, ku percaktohen tipi i laboratorit dhe analizat, qe ato jane te autorizuar te kryejne, miratohet me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe botohet ne Fletoren Zyrtare nje here ne vit.
  2. Per laboratoret e autorizuar te kontrollit, sipas pikes 1 te ketij neni, zbatohet edhe neni 45 “Veprimtarite e laboratoreve te autorizuar te kontrollit” te ketij ligji.
  3. Laboratoret e Institutit te Sigurise se Ushqimeve dhe te Veterinarise jane laboratore reference, per cdo analize te kryer, per qellim te kontrollit zyrtar te sigurise se ushqimeve per kafshe.
  4. Laboratoret e references duhet te akreditohen nga nje institucion i pavarur.
  5. Trajnojne dhe certifikojne inspektoret e kontrollit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe.
  6. Laboratoret e references duhet:
  1. te bejne vleresimin e laboratoreve te autorizuar nese jane te afte per kryerjen e analizave, te kontrolleve zyrtare, vleresim i cili sherben per pajisjen me autorizim nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit;
  2. te bashkerendojne punen dhe te ofrojne mbeshtetje, perfshire trajnime dhe sherbime te tjera per veprimtarite laboratorike, per standardet teknike dhe metodat e analizave qe kryejne;
  3. te organizojne teste paralele te mostrave te standardizuara dhe te marrin pjese ne to ne nivel kombetar e nderkombetar, per monitorimin e kualifikimit te laboratoreve te autorizuar te kontrollit;

c) te garantojne se laboratoret e autorizuar perdorin sistemin e tyre te brendshem te menaxhimit te cilesise.

  1. Lista e laboratoreve te references, ku specifikohen analizat, qe ata jane te autorizuar te kryejne, miratohet me urdher te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe botohet ne Fletoren Zyrtare nje here ne vit.

Neni 60

Trajtimi i krizave dhe i emergjencave

Masat urgjente per garantimin e sigurise ushqimore dhe plani i pergjithshem per menaxhimin e krizave, te percaktuara ne nenet 47 e 48 te ketij ligji, zbatohen edhe per trajtimin e krizave dhe te emergjencave per garantimin e sigurise se ushqimit per kafshe.

KREU XV

AUTORITETI KOMBETAR I USHQIMIT

Neni 61 Parime te pergjithshme

  1. Ne varesi te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit krijohet Autoriteti Kombetar i Ushqimit.
  2. AKU-ja eshte person juridik, publik, me seli ne Tirane dhe drejtori rajonale ne qarqe.
  3. AKU-ja kryen veprimtari inspektuese, teknike dhe shkencore, ne perputhje me kete ligj dhe ligjet e tjera specifike, per sigurine dhe cilesine e ushqimeve dhe te ushqimeve per kafshe, per shendetin dhe mireqenien e kafsheve, si dhe per mbrojtjen e bimeve.
  4. Fondet per krijimin dhe fillimin e punes se AKU-se garantohen nga Buxheti i Shtetit.
  5. Fondet per ushtrimin e veprimtarise se AKU-se perballohen nga:
  1. Buxheti i Shtetit;
  2. burime te tjera te brendshme ose donacione.
  1. AKU-ja, me autorizim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ua delegon personave te tjere juridike, publike veprimtarine, ne perputhje me objektivin e ketij autoriteti.
  2. Organizimi dhe funksionimi i AKU-se percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  3. AKU-ja i nënshtrohet kontrollit mbi zbatueshmërinë e dispozitave të legjislacionit ushqimor, me urdhër të ministrit.
  4. Rregullorja e brendshme e funksionimit të AKU-së miratohet me urdhër të ministrit.

Neni 62

Fusha e veprimtarise se AKU-se

I. AKU-ja ka objekt te veprimtarise analizimin e riskut per ushqimin dhe ushqimin per

kafshe.

  1. Ne kuader te veprimtarise se vleresimit te riskut, AKU-ja:
  1. kerkon, grumbullon dhe analizon informacionin shkencor e teknik per te karakterizuar dhe monitoruar riskun, i cili ka ndikim te drejtperdrejte ose te terthorte mbi sigurine e ushqimit dhe te ushqimit per kafshe;
  2. kryen, ne bashkepunim me Institutin e Shendetit Publik, Institutin e Sigurise Ushqimore dhe te Veterinarise dhe me persona te tjere juridike, monitorimin e sigurise se ushqimit dhe te ushqimit per kafshe;
  3. kryen veprimtari per identifikimin dhe karakterizimin e riskut, qe shfaqet per sigurine e ushqimit dhe te ushqimit per kafshe;
  1. ben studime shkencore te nevojshme per promovimin e vleresimit te riskut ne fushen e sigurise se ushqimit dhe te ushqimit per kafshe;
  2. vendos menyra unike te vleresimit te riskut ne te gjitha nivelet e prodhimit, te perpunimit dhe shperndarjes se ushqimit e te ushqimit per kafshe.
  3. Ne kuader te komunikimit te riskut, AKU-ja:
  1. informon mbi riskun dhe jep mendimin shkencor per Ministrin e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, institucionet e tjera publike dhe private, operatoret e biznesit ushqimor dhe te ushqimit per kafshe dhe konsumatoret, per sa u perket rreziqeve dhe sigurise se ushqimit e te ushqimit per kafshe;
  2. krijon nje sistem informimi te shpejte dhe, per kete qellim, merr e dergon te gjithe informacionin per rreziqet e ushqimit, si dhe krijon nje sistem qendror per shkembimin e informacionit.
  3. Ne kuader te menaxhimit te riskut, AKU-ja bashkepunon me Ministrin e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per bashkerendimin e veprimtarive te percaktuara ne pikat 1 e 2 te ketij neni, per kryerjen e kontrollit zyrtar te sigurise se ushqimit e te ushqimit per kafshe dhe per hartimin e kuadrit ligjor ne fushen e sigurise se ushqimit e te ushqimit per kafshe.

II. Krahas veprimtarive te percaktuara ne kreun I te ketij neni, AKU-ja:

  1. Pergatit standarde, materiale informuese per praktikat e mira te prodhimit bujqesor, praktikat e mira te perpunimit, praktikat e mira te higjienes, per aplikimin e sistemit HACCP dhe per praktikat e mira laboratorike.
  2. Ofron mendim shkencor per ushqimin, vlerat ushqimore te ushqimit dhe tema te tjera, qe lidhen me shendetin e mireqenien e kafsheve, si dhe mbrojtjen e bimeve.
  3. Bashkepunon me institucione dhe organizma nderkombetare, qe trajtojne ceshtjet e ushqimit.
  4. Trajnon dhe certifikon inspektoret e kontrollit te ushqimit dhe ushqimit per kafshe.

Neni 63

Organet perberese te AKU-se

Organet perberese te AKU-se jane:

  1. bordi
  2. Drejtori i Pergjithshem
  3. komiteti shkencor dhe panelet shkencore
  1. inspektoratet dhe laboratoret perkates
  2. drejtorite rajonale.

Neni 64

Struktura, mandati dhe detyrat e bordit

1. Bordi eshte pergjegjes per te siguruar qe AKU-ja kryen misionin dhe permbush detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Ai perbehet nga 15 anetare si me poshte:

  1. dy perfaqesues nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit;
  2. nje perfaqesues nga Ministria e Shendetesise;
  3. nje perfaqesues nga Ministria e Financave;
  1. nje perfaqesues nga Ministria e Brendshme;
  2. nje perfaqesues nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave; dh) nje person publik ne fushen e medias;
  3. Kryetari i Shoqates se Kryetareve te Bashkive;
  1. pese profesore te fushave te ushqimit, te ushqimit per kafshe, veterinarise dhe mbrojtjes se bimeve nga universitetet;
  2. nje perfaqesues i shoqates se konsumatoreve;
  3. nje perfaqesues i shoqates se agrobiznesit.
  1. Funksionet e perfaqesuesve te institucioneve te perfshira ne bord, si dhe anetaret e permendur ne shkronjat “dh”, “e”, “f” dhe “g” caktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Anetaret e bordit zgjidhen per nje mandat 4-vjecar.
  3. Kryetari i bordit propozohet nga anetaret e bordit dhe emerohet nga Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per nje periudhe dyvjecare.
  4. Kriteret e emerimit dhe te shkarkimit, menyra e funksionimit, te drejtat dhe detyrat percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 65

Drejtori i Pergjithshem

  1. Drejtori i Pergjithshem i AKU-se emerohet nga Keshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Drejtori i Pergjithshem drejton veprimtarine e AKU-se, e perfaqeson ate dhe vepron ne emer te saj. Ai eshte pergjegjes per ushtrimin e veprimtarise se AKU-se, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi; i paraqet propozime per dokumentacionin, qe i dergohet bordit, per miratimin e tyre; zbaton vendimet e bordit dhe kryen detyra te tjera, brenda kompetencave qe ka, ne zbatim te ligjit e te akteve nenligjore ne fuqi.
  3. Kriteret e emerimit e te shkarkimit dhe kompetencat e Drejtorit te Pergjithshem percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Neni 66

Komiteti shkencor dhe panelet shkencore

1. Komiteti shkencor dhe panelet shkencore te AKU-se kane ne perberje eksperte, te cilet percaktojne mendimin shkencor per qellime te veprimtarise se ketij autoriteti.

  1. Numri i paneleve shkencore, perberja, funksionimi, te drejtat dhe detyrat e komitetit shkencor dhe te paneleve shkencore percaktohen me udhezim te Ministrit te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
  2. Komiteti shkencor jep mendime shkencore:
  1. me kerkese te bordit;
  2. me nismen e tij, per ceshtje brenda kompetencave qe ka.
  1. Kerkesa e paraqitur ne shkronjen “a” te pikes 3 te ketij neni shoqerohet me te gjithe informacionin e nevojshem, duke shpjeguar se ciles ceshtje shkencore i adresohet.
  2. Komiteti shkencor jep mendimin e vet shkencor brenda periudhes se percaktuar ne kerkesen e bordit, me perjashtim te rastit kur rrethana objektive nuk e lejojne kete.
  3. Ne rastet kur:
  1. eshte paraqitur me shume se nje kerkese per te njejten ceshtje;
  2. kerkesa per dhenien e mendimit shkencor nuk eshte shoqeruar me informacionin e nevojshem ose eshte e paqarte;
  3. komiteti shkencor ka dhene mendimin e vet shkencor per nje ceshtje te caktuar dhe ka verejtur se nuk ka informacione te reja, qe duhen vleresuar,

komiteti shkencor mund ta refuzoje kerkesen ose te propozoje qe kerkesa te ndryshohet. Kerkesa e refuzuar shoqerohet me nje argumentim shpjegues.

KREU XVI

KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 67

Kundervajtjet administrative

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si më poshtë:

a) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 28 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.

b) Etiketimi i ushqimeve të reja, në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.

c) Nxjerrja në treg e ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 54 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.

ç) Etiketimi i ushqimeve të reja për kafshë, në kundërshtim me nenin 56 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 300 000 lekë.

d) Nxjerrja në treg e ushqimeve, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 10 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

dh) Importimi i ushqimeve, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 14 të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.

e) Zhvillimi i biznesit në një stabiliment të paregjistruar, në kundërshtim me nenin 19 të këtij ligji, nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë.

f) Çdo veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, sipas nenit 24 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.

g) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit, të përcaktuara në pikat 1, 2 e 4 të nenit 26 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë

gj) Hedhja në treg e ushqimit për kafshë të pasigurt, në kundërshtim me pikën 1 të nenit 49 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.

h) Çdo veprim në kundërshtim me kushtet e higjienës së ushqimeve, të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji, nga 300 000 deri në 500 000 lekë.

i) Çdo veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, të përcaktuara në nenin 25 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.

j) Përdorimi i shënimit “Produkt ushqimor tradicional”, në kundërshtim me nenin 33 të këtij ligji, nga 100 000 deri në 200 000 lekë.

k) Etiketimi në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

2. Kur konstatohet se shkaku për pasigurinë e ushqimit vjen nga neglizhenca e veterinerit zyrtar, gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit veterinar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të marrë masat e mëposhtme:

a) Të vendosë gjobë ndaj veterinerit zyrtar nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

b) Të propozojë heqjen e licencës së operatorit të biznesit.

3. Në rastet kur është hedhur në treg një ushqim, i cili është vërtetuar se ka shkaktuar dëm në shëndetin e njeriut, apo kur mund të përbëjë rrezik potencial për jetën e tij, sipas dispozitave të këtij ligji, ndaj operatorit të biznesit të ushqimit merret masa e propozimit për heqje të licencës përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë.

4. Gjoba është dënim kryesor, ndërsa masa e heqjes së licencës përkatëse, e parashikuar në këtë nen, është dënim plotësues.

Neni 68

Bllokimi dhe asgjesimi i ushqimit dhe ushqimit per kafshe

Ushqimi dhe ushqimi per kafshe, qe nuk ploteson kerkesat e ketij ligji dhe qe eshte bllokuar ose hequr nga tregu, asgjesohet me procesverbal te rregullt, sipas menyrave te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi per mbrojtjen e mjedisit dhe shpenzimet perballohen nga operatori i biznesit ushqimor ose operatori i biznesit te ushqimit per kafshe, qe ka bere shkeljen.

Neni 69

Procedurat e kundërvajtjes, shkeljes, vendimi përfundimtar dhe ankimi

1. Inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit shqyrton shkeljet, sipas këtij ligji, dhe merr vendim përfundimtar aty për aty. Vendimi përfundimtar është pjesë e procesverbalit dhe mbahet në vendin e inspektimit dhe i njoftohet, pa vonesë, subjektit të inspektimit. Nëse përfundimi i procesverbalit, përfshirë vendimin përfundimtar, në vendin e inspektimit nuk është i mundur, ai përfundohet në zyrat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe njoftohet brenda 5 ditëve nga data e përfundimit të inspektimit.

2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.

3. Veterineri zyrtar, ndaj vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mund të bëjë ankim sipas dispozitave në fuqi.

4. Mënyra e vjeljes së gjobave dhe shpërndarja e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

5. Kur Inspektorati i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kërkon ndihmë, për shkak të zbatimit të detyrës së ngarkuar me ligj, ai mbështetet nga Policia e Shtetit, Policia Doganore dhe ajo Tatimore.

KREU XVII

DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 70

Nxjerrja e akteve nenligjore

  1. Ngarkohet Keshilli i Ministrave te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 21 pika 1, 25 pika 4, 27 pika 5, 31, 32 pika 3, 36 pika 3, 45 pika 2, 56 pika 2, 61 pika 7, 64 pikat 2 e 5, 65 pika 3 dhe 70 pika 4.
  2. Ngarkohet Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 13, 16 pika 3, 17 pika 3, 18 pika 3, 19 pikat 4, 11, 12 e 13, 20, 23, 26 pikat 5 e 7, 28 pika 2, 29 pika 2, 30 pika 1, 33 pikat 2 e 4, 34 pika 2, 37 pika 3, 41 pika 12, 42 pika 3, 43 pika 7, 44 pika 4, 45 pikat 5 e 6, 47 pika 1, 50 pikat 1 e 2, 54 pika 4, 57 pika 4, 59 pika 10 dhe 66 pika 2.

Aktet nenligjore qe nxjerr Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne zbatim te ketij ligji, behen me propozimin e AKU-se.

  1. Ngarkohen Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Ministri i Financave te nxjerrin aktin nenligjor ne zbatim te nenit 17 pika 4.
  2. Ngarkohet Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave te nxjerrin aktin nenligjor ne zbatim te nenit 54 pika 2.

Neni 71

Dispozita kalimtare

  1. Deri ne daten e fillimit te veprimtarise se AKU-se, funksionet e saj ushtrohen nga strukturat perkatese te Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Brendshme.
  2. Deri ne miratimin e akteve nenligjore, ne zbatim te ketij ligji, mbeten ne fuqi aktet nenligjore, te dala ne zbatim te ligjit nr.7941, date 31.5.1995 “Per ushqimin” dhe te ligjeve te tjera, qe veprojne ne fushen e ushqimit.
  3. Neni 25 “Kerkesat per gjurmueshmerine e ushqimit” hyn ne fuqi 1 vit pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
  4. Neni 26 “Kerkesat per sistemin e vetekontrollit” hyn ne fuqi 1 vit pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
  5. Neni 28 “Nxjerrja ne treg e ushqimeve te reja”, sipas percaktimit te pikes 1 te nenit 27 dhe neni 54 “Hedhja ne treg e ushqimit per kafshe, qe kane ne perberje ose permbajne OMGJ” hyjne ne fuqi 5 vjet pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
  6. Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 72

Shfuqizimet

  1. Ligji nr.7941, date 31.5.1995 “Per ushqimin” shfuqizohet.
  2. Ligji nr.8411, date 1.10.1998 “Per ushqimet e blegtorise” nuk zbatohet per kafshet qe prodhojne ushqim.
  3. Ne ligjin nr.7643, date 2.12.1992 “Per Inspektoratin Sanitar Shteteror”:

a)ne nenin 13 shkronja “5”, pjesa e fjalise “kontrollon respektimin e normave higjienike te standardeve shteterore dhe kushteve teknike te produkteve ushqimore e te artikujve te tjere, te normave te te ushqyerit te grupeve te vecanta te popullsise, si dhe miraton destinacionin e produkteve ushqimore me skadence ne limit ose te tejkaluar” shfuqizohet;

  1. neni 19 paragrafi i pare shfuqizohet, me perjashtim te sapuneve dhe kozmetikes;
  2. neni 20 shfuqizohet.

Ne ligjin nr.9441, date 11.11.2005 “Per prodhimin, grumbullimin, perpunimin dhe tregtimin e qumeshtit dhe produkteve me baze qumeshti”:

a)neni 9 “Organet pergjegjese per dhenien e lejeve” shfuqizohet;

b)kreu VIII “Kontrolli” shfuqizohet;

c)neni 33 “Organet pergjegjese per vendosjen e masave administrative” shfuqizohet.

  1. Ne ligjin nr.8944, date 19.9.2002 “Per prodhimin, emertimin dhe tregtimin e vajit te ullirit”, neni 10 “Organet pergjegjese per vendosjen e masave administrative” shfuqizohet.
  2. Ne ligjin nr. 8443, date 21.1.1999 “Per vreshtarine, veren dhe produktet e tjera qe rrjedhin nga rrushi”, neni 34 shfuqizohet.
  3. Ne ligjin nr. 9308, date 4.11.2004 “Per sherbimin dhe Inspektoratin Veterinar” te gjitha nenet, pikat, fjalite dhe fjalet ku trajtohet dhenia e lejeve, kontrolli, prodhimi, perpunimi dhe shperndarja e produkteve ushqimore me origjine shtazore shfuqizohen.

Neni 73

Hyrja ne fuqi

Ky ligj, me perjashtim te nenit 72, i cili hyn ne fuqi diten e perfundimit te afatit te percaktuar ne kete nen, hyn ne fuqi 3 muaj pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5617, date 13.2.2008 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi

Shtese:

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14 02.2013

Shpallur me dekretin nr. 8033, datë 01.03.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani