Vendimet

Hartimi i Rregullores së Komisioneve të Përherhme të Urdhrit mbështeten në nenin 16, pika 2,
të ligjit 113/2015:“Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”, nenin 21, pika 2, të Statutit të
Urdhrit.

  1. Rregulloret e Komisioneve shërbejnë për rregullimin e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e
    punës, për të përmbushur misionin të Urdhrit, sipas specifikave të tyre;
  2. Këshilli Kombëtar gjatë veprimtarisë së tij do të marrë në shqyrtim aktivitetin e secilit
    komision, duke koordinuar punën, përcaktuar e kontrolluar realizimin e detyrave prej tyre;

A. Komisioni i Përhershëm “Për Përditësimin e Regjistrave”
Rregullorja e Komisionit të Përhershëm:“Për Përditësimin e Regjistrave” është e bazuar në nenin
16, pika a. të ligjit nr.113, datë 11/10/2015:“Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”, neni
21, pika 3, germa b, të Statutit, dhe Vendimin nr 2, datë 23/06/2016, të Këshillit Kombëtar.

  1. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e punës së
    Komisionit për përmbushjen e misionit të Urdhrit, që është ruajtja e standardeve të larta në
    formimin, sjelljen profesionale e ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, për garantimin e
    mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik,
  2. Komisioni i Përhershëm është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e misionit
    të evidentimit,dhe krijimit pranë Urdhërit të Rregjistrit Themelor të Mjekëve, Farmacistëve
    Veterinarë, dhe Regjistri të veçantë të N/Mjekëve, dhe Teknikëve të Ndërzimit,
  3. Proçesi i Regjistrim-Anëtarësimit, kryhet në bazë të kritereve, të cilat miratohen nga
    Këshilli Kombëtar.
  4. Për evidentimin dhe regjistrimin e mjekëve, farmacistëve veterinarë, dhe regjistri të veçantë
    të n/mjekëve, dhe insiminatorëve veterinarë, Komisioni bashkëpumon me strukturat
    shterërore dhe entet publike dhe private që kanë të punësuar veterinar, i nxit dhe ndihmon
    ata që të përmbushin detyrimet ligjore për regjistrimin pranë Urdhërit;
  5. Që procesi të jetë sa më efektiv dhe i thjeshtë, Komisioni jep mendime dhe propozon pranë
    këshillit procedurat që lidhen me regjistrimin në Urdhër;

Page
10

  1. Që regjistrimi të jetë konformë ligjit nr. 113/2015, datë 11/10/2015: “Për Urdhrin Profesional
    të Mjekut Veterinar”, anëtarët e Urdhrit duhet që të:
  • jenë diplomuar si mjekë veterinarë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Universitetit
    Bujqësor të Tiranës, ose çdo fakultet tjetër i mjekësisë veterinare, i themeluar dhe njohur
    sipas ligjeve në fuqi, ose nga universitete të huaja, diploma e të cilave u është nënshtruar
    procedurave të njohjes nga ministria përgjegjëse për arsimin në Rep e Shqipërisë;
  • pranojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe që e ushtrojnë këtë profesion në:
  • shërbimin veterinar shtetëror;
  • institucione, struktura dhe ente të tjera publike;
  • shërbimin veterinar privat.
  1. Objekt pune i Komisionit janë edhe shtetasit e huaj, që ushtrojnë profesionin e mjekut
    veterinar në sektorin veterinar të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë të detyruar të
    anëtarësohen në Urdhër, të njohin dhe të zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale të Mjekut
    Veterinar, si dhe të gjitha aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë shërbimin veterinar në
    Republikën e Shqipërisë;
  2. Komisioni gjatë veprimtarisë së tij bashkëpunon edhe me mjekët veterinarë në pension të
    cilët mbeten në regjistër si anëtarë të Urdhrit,dhe kanë të drejtë të ruajnë anëtarësinë, pa qenë
    të detyruar të paguajnë kuotizacionin e anëtarësisë së tyre.
  3. Krijimi i Regjistrit themelor është një dokumet i rëndësishëm dhe çdo mjek veterinar për
    anëtarësim duhet të paraqis këto dokumenta:
  • Kërkesë për antarësim, ku zotohet të zbatojë Ligjin, Statutin dhe Kodin e Etikës;
  • Jetëshkrim;
  • Foto-kopje të diplomës, që vërteton formimin e tij profesional, e noterizuar.;
  • Për shtetasit e huaj foto-kopje e noterizuar e diplomës, e njesuar nga Ministria e Arsimit, si
    dhe njohuri bazë të gjuhës shqipe;
  • Foto-kopje e kartes se identitetit;
  • Dy fotografi 3 x 4 cm;
  • Çertefikata për kualifikime të ndryshme profesionale dhe shkencore, nese ka,
  1. Komisioni në vijimësi të bëjë vlerësimin e të dhënave të anëtarësisë së Urdhrit dhe t’i
    përditësojë ata me ndryshimet e reja në terren,dhe pranë këshillit të paraqisë situtën e tij
    B. Komisioni i Përhershëm “Për Standardet, Arsimimin dhe Kualifikimin”
    Rregullorja e Komisionit të Përhershëm: “Për standardet, arsimimin dhe kualifikimin” është e
    bazuar në nenin 16 të Ligjit Nr. 113, datë 11/10/2015: “Për Urdhrin Profesional të Mjekut
    Veterinar ”, neni 4, germa dh,e, gj, neni 3, pika, 1, 3/f,g,k të Statutit, si dhe Vendimin nr 2 datë
    23/06/2016, të Këshillit Kombëtar të Urdhrit.
  2. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimi e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e punës së
    Komisionit për përmbushjen e misionit të Urdhrit, që është ruajtja e standardeve të larta në
    formimin, sjelljen profesionale dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar,për garantimin
    e mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik,

Page
10

  1. Komisioni i Përhershëm është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e
    misionit të trajmimit dhe edukimit të Mjekëve Veterinarë dhe N/ Mjekëve Veterinarë,
    I. Hartimi dhe planifikimi i formimit shkencor, specializimit pasuniversitar,
    dhe i kurseve të kualifikimit
  2. Për përmbushjen e misionit të edukimit, Komisioni i Përhershëm do të bashkëpunojë me:
  • strukturat shtetërore, institucionet arsimore e shkencore, entet publike ose private, si dhe
    aktorë të tjerë, për hartimin dhe planifikimin e programeve afat-mesme dhe afat-gjatë të
    formimit shkencor, specializimit pasuniversitar dhe të kurseve të kualifikimit të
    vazhdueshëm të mjekut veterinar;
  • planifikon, monitoron dhe organizon trajnime për mjekët veterinarë dhe testime të aftësisë
    profesionale për ta, në përputhje me ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009:“Për profesionet e
    rregulluara”, të ndryshuar;
  1. Gjatë hartimit të Programit të Edukimit, Komisoni do mbështetet dhe në Pragramet e
    Kualifikimit dhe Trajnimit të institucioneve të tjera, që kanë akses në Shërbimin Veterinar
    dhe Sigurinë Ushiqmore si:
  • Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,(MBZHRAU)
  • Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare (FMV)
  • Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)
  • Projekte dhe shoqata homologe dhe të huaja financuese,
  • Institucione Publike, Private dhe Aktorë të tjerë,
  1. Hartimi i Programit të Edukimit të Mjekëve Veterinarë Komisioni do të fokusohet në:
  • problematikën më emergjente të shërbimit veterinar në nivel kombëtar dhe rajonal,
  • fusha apo sektorë të ndryshëm të shërbimit veterinar, klinikave dhe farmacive veterinare, dhe
    të sigurisë ushqimore, siç janë: patologjitë e reja, medikamentet, legjislacioni i ushqimit,
    gjurmueshmëria, etiketimi, mostrimi i produkteve ushqimore etj.
  • trajnimin e mjekëve të sapodiplomuar, me qëllim që t’i aftësojë dhe ndihmojë ata në fushën
    e inspektimit dhe kontrollit zyrtar, praktikës veterinare, klinikës, medikamenteve, etj.,
  • të rejat e shkencës veterinare, për të qënë gjithnjë në koherencë të vazhdueshme me nevojat e
    tregu për shërbimin veterinar,
    II. Metodat dhe forma e organizmit të edukimit professional
  1. Për edukimin profesional i Mjekëve, N/Mjekëve Veterinarë, Komisioni do të mbështetet në :
  • organizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave kombëtare e ndërkombëtare etj,
  • edukimin nëpërmjet botimeve, shtypshkrimeve të tjera tekniko-shkencore të Urdhrit,
  • angazhimin për pregatijen e temeve për kualifikim, fletë-palosjeve,
  • nxitjen për kulifikimet pasuniversitare
  • pjesëmarrjen në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit,
  1. Trajnimet, do të jenë forma bazë e edukimit dhe do të zhvillohen sipas rajoneve, Vendit të
    trajnimit do të përcaktohet,në varësi të sigurimit të kushteve infrastrukturore të nevojshme
    për zhvillimin e tij.

Page
10

  1. Komisioni i Përhershëm gjatë vitit do të organizojë 3-4 trajnime dhe aktivitet të tjera në
    funksion të shfaqjes së emergjenca në fushat përkatëse, të cilët do të jenë bazë për
    vlerësimin e aftësive profesionale të mjekëve, nd/mjekëve, menaxherëve,teknikëve etj.
  2. Për forminin shkencor dhe professional të mjekëve dhe teknikëve veterinarë, Komisioni do të
    përdorë dhe forma të tjera, si:
  • realizimi i botimeve, shtypshkrimeve tekniko-shkencore, fletë-palosjeve
  • angazhime në pregatitjen e temeve për kualifikim,
  • nxitje për kualifikime pasuniversitare,
  • pjesëmarrje në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
    III. Përcaktimi i tematikës dhe vlerësimi i aftësive profesionale
  1. Në përcaktimin e tematikës Komisioni i Përhershëm do të mbështetet në:
  • Tematikën vjetore të trajnimeve,
  • Situatën dhe kushtet konkrete të shërbimit veterinar,
  • Nivelin profesional të grupeve për trajnim,
  1. Që trajnimi të jetë sa më efektiv dhe me impakt pozitiv të mbahet parasyshë që :
  • Temat e prezantuara të jenë në lidhje organike me objektivin kryesor të trajnimit,
  • Të zhvillohen nga trajnerë të spikatur në veprimtarinë tekniko-shkencore të fushës përkatëse,
  • Të vendosen kritere vlerësimi me pikë / kredite dhe të shoqërohen me Çertifikatë Vlerësimi,
  1. Për vlerësimin e nivelit të performances, pranë Komisoinit të ngrihet Grupi i Vlerësimit i
    cili do të bëjë vlerësimin e këtyre treguesëve:
  • Koha active dhe pjesëmarrja në trajnim,
  • Angazhimi dhe performance në problematikën e trajnimit,
  • Aplikimi i dijeve në terren
  • Niveli i përvetësimit me testim,
  1. Që vlerësimi i Standardeve, Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional, të vihen në rrugë ligjore,
    Komisioni i Përhershëm, t’i propozojë Këshillit Kombëtar, të ndërmarrë nismën ligjore për
    nxjerrjen e VKM-së për “Vendosjen e Kritereve dhe Proçedurave për Vlerësimin Profesional
    të Anëtarëve të Urdhrit” me sistem kreditesh;
  2. Përsa kohë mungon një akt nënligjor për vlerësimin me kredite të proçesit të edukimit dhe
    licensimit, pranë Urdhrit të ngrihet Komisioni i hartimit të Rregullores: “Për përcaktimin e
    kritereve, standardeve dhe proçedurave për vlerësimin me kredite të edukimit dhe pajisjen e
    mjekëve veterinarë me Leje Profesionale”,
    C. Komisioni i Përhershëm “Për Marrëdheniet me Jashtë dhe Publikun”
    Komisioni i perhershem i Marredhenieve me Jashte dhe Publikun I Urdherit te Mjekut Veterinar,
    I ngritur ne mbeshtetje te Vendimit Nr. 2 datë 23/06/2016, të Këshillit Kombëtar të Urdhrit, ka
    hartuar project-rregulloren e meposhteme:
  3. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë dhe mbarevajtjen e Komisionit për
    Marredheniet me Jashte dhe Publikun, te Urdherit te Mjekut Veterinar te Shqiperise.

Page
10

  1. Komisioni per Marredheniet me Jashte dhe Publikun është përgjegjës para Këshillit Kombëtar
    dhe drejtuesve te UMV, President dhe Zv.President, për përmbushjen e detyrave.
  2. Komisioni perbehet nga kryetari, sekretari dhe 5 anetare te komisionit.
  • Mbledhjet e komisionit drejtohen nga kryetari I komisionit.
  • Komisioni mblidhet jo me pak se 2 here ne vit dhe thirret nga kryetari I komisionit.
  • Mbledhja e komisionit quhen e hapur kur ne te marrin pjese te pakten 50% + 1 e anetareve te
    komisionit.
  • Mbledhjet e komisionit mund te jene edhe te hapura, ku mund te marrin pjese edhe zyrtaret e
    zgjedhur te UMV (Presidenti, Zv.Presidenti) apo anetare te tjere te Keshillit Kombetar.
  • Vetem anetaret e komisionit kane te drejte vote per te marre vendime.
  • Vendimet merren me shumice te thjeshte votash, 50% + 1 e anetareve te pranishem ne
    mbledhje. Ne rast votash te barabarta, vota e kryetarit eshte fituese.
  1. Komisioni e zhvillon veprimtarine e tij ne perputhje me vendimet e marra nga Keshilli
    Kombetar. Ne asnje rast, ne marredhenit me jashte, komisioni nuk perfaqeson Urdherin e
    Mjekut Veterinar dhe nuk mund te zevendesoje drejtuesit e zgjedhur te UMV, Presidentin dhe
    Zv.Presidentin.
  2. Komisioni krijon dhe mban lidhje me organizatat analoge te Urdherave te Mjekut Veterinar ne
    vende te tjera, fqinje e me gjere, ne permbushje te detyrave te caktuara nga Keshilli Kombetar
    i UPMV dhe Presidenti i UPMV.
  3. Komisioni i raporton Keshillit dhe Presidentit per veprimtarine dhe korrespondencen me
    urdherat analoge te vendeve te tjera.
  4. Komisioni bashkepunon me te gjitha komisionet e perhershme te ngritura te UMV te
    Shqiperise, per zbatimin e detyrave te ngarkuara nga Keshilli Kombetar.
  5. Pergatit dhe shperndan pas miratimit nga Keshilli Kombetar ose Presidenti, njoftimet per
    shtyp apo anetaresine.
  6. Perfaqeson qendrimin zyrtar te Keshillit Kombetar per ceshtje te caktuara, kur ka nje vendim
    te marre nga shumica, ne perputhje me Statutin e UMV te Shqiperise.
    Ç. Komisionit të Përhershëm “Planifikimi, Kontrolli Financiar dhe Ekonomik”
    Rregullorja e Komisionit të Përhershëm:“Planifikimi, Kontrolli Financiar dhe Ekonomik” është e
    bazuar në nenin 16 të Ligjit Nr. 113, datë 11/10/2015: “Për Urdhrin Profesional të Mjekut
    Veterinar ”, neni 20,pika 1,2,3, neni 20, pika, 1 germa d,e të Statutit, si dhe Vendimin nr 4, datë
    23/06/2016, të Këshillit Kombëtar të Urdhrit.
  7. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimi e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e punës së Komisionit
    për përmbushjen e misionit të Urdhrit, që është ruajtja e standardeve të larta në formimin,

Page
10

sjelljen profesionale dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar,për garantimin e mbrojtjes
së shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik,

  1. Komisioni i Përhershëm është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e misionit
    të Planifikimit, Kontrolli Financiar dhe Ekonomik të Udhrit
  2. Komisionit të Përhershëm në bashkëpunim me admistratën e urdhrit, bën hartimin e planit
    financiar dhe ekonomik për vitin pasardhës, konformë legjislacionit financiar shqiptar në
    fuqi, i cili dorëzohet për miratim në Këshillit Kombëtar jo me vonë se dhjetori i vitit në vijim ;
  3. Në hartimin planit ekononik dhe financiar Komisioni mbështet në të gjitha burimet e
    mundshme të të ardhurave që vijnë nga:
  • kuotat e anëtarësisë, të detyrueshme për çdo anëtar,përcaktuar nga Këshilli Kombëtar;
  • tarifat e tjera, për aktet/dokumente, lëshuara nga Urdhri, përcaktuar nga Këshilli Kombëtar;
  • donacionet e ndryshme, vendase e të huaja, dhe të ardhura të tjera të ligjshme;
  • çdo e ardhur tjetër e ligjshme, e siguruar gjatë ushtrimit të aktivitetit të Urdhrit,
  • të ardhurat e realizuara nga ushtrimi i veprimtarisë së vet, si dhe nga çdo aktivitet tjetër i
    ligjshëm do të përdoren nga Urdhri për të përmbushur misionin dhe funksionet e përcaktuara
    në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
  • Komisioni gjatë ushtrimit të detyrës kryen kontroll të plotë ose të pjesëshëm mbi zbatimin e
    planit ekonomik dhe financiar, sipas zërave dhe distinacionit të përdorur nga urdhri, në
    funksion të përmbushjes së misionit të përcaktuar me ligj,
  • Konkluzionet e dala gjatë kontrollit, ju bëhen me dije Administratës, Presidentit dhe Zv/
    Presidnetit të Urdhrit, dhe dorëzohen për shqyrtim dhe vendimarrje pranë Këshillit Kombëtar,
    D. Komisioni i Përhershëm “Për Botimin e Periodikëve dhe Publikime të tjera.”
    Rregullorja e Komisionit të Përhershëm: “Për Botimin e Periodikëve dhe Publikime të tjera”
    është e bazuar në nenin 4, germa f, të Ligjit Nr. 113, datë 11/10/2015: “Për Urdhrin Profesional
    të Mjekut Veterinar ”, në nenin 3, pika, 3,germa i, të Statutit, dhe në Vendimin nr. 5 datë
    23/06/2016, të Këshillit Kombëtar të Urdhrit.
  1. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimi e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e punës së Komisionit
    për përmbushjen e misionit të Urdhrit, që është ruajtja e standardeve të larta në formimin,
    sjelljen profesionale dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, për garantimin e
    mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen e shëndetit publik,
  2. Komisioni i Përhershëm është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e misionit
    për Botimin e Periodikëve dhe Publikime të tjera, në funksion të edukimit dhe shpërndarjes
    së informacionit tekniko-shkencor dhe profesional tek Mjekët dhe N/ Mjekët Veterinarë,
  3. Komisioni do të hartojë Plat-Formën për botimin Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare,
    organ i Urdhrit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe do të jetë me profil tekniko-profesional
    dhe shkencor
  4. Gjatë veprimtarisë së tij Komisoni do të udhëheq punën për botimin e shtypshkrimeve të
    tjera me karakter informues për mjekët, farmacistët, fermerët, prodhuesit, përpunuesit, etj.

Page
10

  1. Me qëllim që botimet dhe shtypshkrimet e tjera, të jenë të dobishme dhe në interes të punës,
    dhe edukimit profesional të mjekëve veterinarë Komisioni do të bashkëpunojë me:
  • strukturat shtetërore, institucionet arsimore e shkencore, entet publike ose private, si dhe
    aktorë të tjerë, për planifikimin dhe përzgjedhjen e tematikës;
  1. Problematika bazë ku do të mbështeten botimet dhe shtypshtrimet e tjera do të jenë:
  • pasqyrimi i prioriteve kombëtare dhe rajonale të shërbimit veterinar dhe sigurisë ushqimore,
  • shkëmbim informacioni dhe përvoje të fermave blektorale dhe bizneseve të prodhimit,
  • promovimi i medikamenteve të reja veterinare,
  • informacion mbi zhvillimet e reja të shkencës veterinare,
    E. Komisioni i Displinës
    Rregullorja e Komisionit të Disiplinës është e bazuar në nenin 17, pika 1,2,3 të Ligjit Nr. 113,
    datë 11/10/2015: “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar ”, neni 31, pika 1, të Statutit, si
    dhe në Vendimin nr 2 datë 23/06/2016, të Këshillit Kombëtar të Urdhrit.
  1. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimi e veprimtarisë dhe mbarëvajtjen e punës së Komisionit
    të gjykimit profesional për zbatimin e akteve ligjore, të Statutit dhe Kodit Etik Profesional nga
    të gjithë anëtarët e Urdhrit, për përmbushjen e misionit të Urdhrit, që është ruajtja e
    standardeve të larta në formimin, sjelljen dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, për
    garantimin e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik,
  2. Komisioni është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e detyrimeve
    profesionale dhe ligjore të Mjekëve Veterinarë dhe N/ Mjekëve Veterinarë, konformë
    kërkesave të Etikës Profesionale dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore;
  3. Komisioni është organizëm i gjykimit disiplinor profesional i pavarur, verifikon dhe shqyrton
    ankesat dhe kërkesat që vijnë nga çdo person apo institucion për Urdhrin për shkeljet e Kodit
    të Etikës Profesionale, apo keq-ushtrim dhe gabime gjatë praktikës mjekësore veterinare;
  4. Veprimtaria e Komisionit të Disiplinor, i përbërë nga 7 anëtarë, dhe të miratuar me vendim të
    këshillit, drejtohen nga Kryetari dhe Zv/Kryetari, të cilët organizojnë dhe monitorojnë punë
    për përmbushjen e detyrimeve të rregullores të Gjykimit Profesional;
  5. Për të siguruar zhvillimin e një gjykimi profesional të pavarur, të drejtë, të ndershëm, të
    paanshëm, përzgjedhja e antarëve të Komisionit bëhet vetëm mbi bazën e kërkesave të larta
    cilësore e kritereve individuale, të përshkruara në Rregulloren për Komisionet Disiplinore;
  6. Për çdo rast gjykimi, Komisioni i Disiplinës ngrenë trupën e gjykimit, të përbërë nga 5 veta e
    cila heton dhe gjykon në bazë të fakteve e provave të administruara dhe seancës dëgjimore me
    anëtarin e Urdhrit, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore;
  7. Proçedurat e funksionimit të trupës të gjykimit profesional
  • Zgjedhja e Kryetarit nga radhët e anëtarëve të Komisionit dhe Sekretarit për drejtimin e
    seances dëgjimore;
  • Seanca drejtohet nga kryetari, i cili firmos dhe vendimet përfundimtare;

Page
10

  • Protokolli dhe gjithë dokumentacioni i duhur, mbahen nga sekretari, i cili përgatit dhe firmos
    vendimet përfundimtare;
  • Fillimisht, bëhet prezantimi dhe njohja me problemin që do të gjykohet: ankesë, raport apo
    evidentime të ndryshme që paraqiten;
  • Për çdo rast gjykohet dhe vendoset në veçanti me shumicë votash;
  • Në fund hartohet vendimi përfundimtar i cili firmoset nga të gjithë antarët;
  • Vendimi hartohet në 3 kopje nga të cilat: një kopje i jepet personit të interesuar, një kopje i
    dërgohet Këshillit Kombëtar, një kopje arshivohet;
  1. Komisioni mund të nisë një hetim disiplinor bazuar në një ankesë, raport apo evidentime të
    ndryshme që paraqiten me shkrim ardhur nga:
  • pronari/ kujdestari i kafshës;
  • biznesi përpunues me origjine shtazore;
  • mjeku veterinar për kolegun;
  • konsumatori;
  • institucioni, shoqata, organizata;
  • media, tv, shtypi dhe çdo informacion qe vjen pranë Urdhrit;
  1. Me qëllim që vendim-marrja të jetë objektive, e drejtë, profesionale dhe e paanshme,trupa
    gjykuese mbeshtetet në një dokument vleresimi:”Hetim disiplinor për zbatimin e kërkesave të
    kodit të etikës profesionale”, hartuar në terren dhe rast pas rasti nga ekspertet e Urdhrit;
  2. Kur trupa gjykuese, pas administrimit të fakteve e provave në séancë dëgjimore, vërteton se
    anëtari ka kryer shkelje të Kodit të Etikës Profesionale të Mjekut Veterinar, jep masa
    disiplinore, mbështur në sakksionet e ligjit nr 113/2015: “Për Urdhrin Profesional të Mjekut
    Veterinar dhe të Statutit të Urdhrit- (në aneks Hetim Disiplinor dhe Sanksionet Ligjore)
  3. Kur ndaj një personi është marrë një masë disiplinore, ai ka të drejtën e ankimit:
  • në rrugë administrative te Komisioni Disiplinor,brenda 30 ditësh, mbas së cilës masa
    displinore merr formën e prerë;
  • në rrugë gjyqësore, sipas legjislacionit në fuqi;
  • të gjitha shpenzimet për kryerjen e proçeseve disiplinore përballohen nga buxheti i Urdhrit;
    F. Komisioni i Hartimit të Lejes Profesionale
  1. Rregullorja e Komisionit: “Për Leje Profesionale” është e bazuar në ligjin nr 113/2015: “Për
    Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”, Neni 4/a, ligjin nr. 10 171/2009: Për Profesionet e
    rregulluara në Rep e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 6/1, neni 3, pika 3/a, neni 4, pika 1/b, të
    Statutit të Urdhrit;
  2. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimi e veprimtarisë e mbarëvajtjen e punës së Komisionit
    për përmbushjen e misionit të Urdhrit, për hartimin e Lejes profesionale si dhe përcaktimin e
    kritereve që duhet të përmbushen konformë kërkesave të legjislaicionit në fuqi.
  3. Komisioni i Përhershëm është përgjegjës para Këshillit Kombëtar për përmbushjen e
    misionit të trajmimit dhe edukimit të Mjekëve Veterinarë dhe N/ Mjekëve Veterinarë,

Page
10

  1. Për ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, bazuar në ligjin nr 113/2015: “Për Urdhrin
    Profesional të Mjekut Veterinar”, ligjin nr. 10 171/2009: “Për Profesionet e Rregulluara në
    Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe Statutin e Urdhrit, kanditati duhet të përmbush
    disa kritere të cila janë:
    a. të jetë diplomuar në mjekësi veterinare, me një titull apo kualifikim zyrtar, të njësuar me
    diplomën apo kualifikimin zyrtar, në fushën përkatëse, në Shqipëri;
    b. të diplomuarit pas vititit 2009, të kenë kaluar provimin shtetëror, sipas përcaktimeve të ligjit
    për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë;
    c. të jetë shtetas shqiptar ose shtetas i huaj, i cili ka të drejtë ligjore, sipas legjislacionit në fuqi,
    për të punuar në Shqipëri, të zotërojnë njohuri minimale komunikimi në gjuhen shqipe;
    d. të njohë dhe të zotohet me shkrim se do të zbatojë kërkesat e legjislacionit në fuqi për
    shërbimin veterinar, statutin e Urdhrit dhe Kodin e Etikës së Mjekut Veterinar;
    e. Mjeku dhe farmacisti veterinar për të fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit, duhet të jenë
    të diplomuar si mjekë veterinerë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit
    Bujqësor të Tiranës, ose në çdo fakultet tjetër i mjekësisë veterinare, i themeluar dhe i njohur
    sipas ligjeve në fuqi, dhe nga universitete të huaja, diploma e të cilëve u është nënshtruar
    procedurave të njohjes nga ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit në Rep. e Shqipërisë.
    f. Teknikët veterinarë dhe teknikët e ndërzimit, për të fituar të drejtën për ushtrimin e
    profesionit, duhet të jenë diplomuar në arsimin parauniversitar në shkollat e mesme
    profesionale të njohura nga ministra përgjegjëse për arsimin profesional.
  2. Pajisja me Leje Profesionale do të zbatohet për të gjithë mjekët veterinarë që ushtrojnë
    shërbim veterinar në përmbushjen e kërkesave ligjore
  3. Teknikët veterinarë dhe teknikët e ndërzimit gjatë ushtrimit të të drejtën për ushtrimin e
    profesionit do të jenë nën monitorimin e Mjekëve veterinar të licensuar nga Urdhri i Mjekut
  4. Modalitet mbi formatin e Lejes Profesionale, kohëzgjatjen, kriteret për marrjen dhe rinovimin
    e saj hartohen nga Komisioni, të cila miratohen në Këshillin Kombëtar.
  5. Parametrat teknik të Lejes Profesionale do të jenë:
    a. Në format A4;
    b. Stema e Urdhrit;
    c. Nr e regjistrit të Lejes Profesionale, sipas nr rendor ne regjistrin themelor;
    d. Specifikimi: farmacist, mjek veterinar dhe mjek veterinar laborant;
    e. Baza ligjore, në aneks, mbi të cilën mbështet dhënja e Lejes;
    f. Kohëzgjatja dhe rinivimi i saj;
    g. Firma e Presidentit të Urdhrit;
  6. Rinovimi i Lejes mbështet mbi përmbushjen e kërkesave ligjore të afishuar në Leje, të cilat
    verifikohen nga një dokument vlerësimi, hartuar nga ekspertë të urdhrit;
  7. Heqja përgjithmonë ose pezullimi i përkohshëm deri 6 muaj i Lejes Profesionale bëhen nga
    Komisioni i Disiplinës kur:
    a. ka shkelje të Kodit të Etikës Profesionale, Statutit dhe ligjeve të tjera në fuqi;
    b. nuk përmbush kërkesat ligjore mbi të cilin është dhënë Leja;
    c. nuk përmbush detyrimet e anëtarit të Urdhrit ;

Page
10

  1. Modalitet mbi masat për heqjen përgjithmonë ose pezullimin e përkoheshëm deri 6 muaj të
    Lejes Profesionale, si dhe rrugët e ankimimit, hartohen nga Komisioni i Disiplinës
  2. Që vlerësimi i Standardeve, Arsimimit dhe Leja Profesionale, të vihen në rrugë ligjore,
    Komisioni i Edukimit dhe Licensimit, t’i propozojë Këshillit Kombëtar, të ndërmarrë nismën
    ligjore për amendimin e ligjit për Urdhrin, për hartimin e VKM-së për “Vendosjen e Kritereve
    dhe Proçedurave për Vlerësimin Profesional të Anëtarëve të Urdhrit” me sistem kreditesh,
  3. Përsa kohë mungon akti nënligjor për vlerësimin me kredite të proçesit të edukimit dhe
    licensimit, pranë Urdhrit të ngrihet Komisioni i hartimit të Rregullores: “Për përcaktimin e
    kritereve, standardeve dhe proçedurave për vlerësimin me kredite të edukimit dhe pajisjen e
    mjekëve veterinarë me Leje Profesionale”,

Miratuar në Mbledhjen e Këshillit Kombetar date 12/10/ 2016

Selia Qëndrore : Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë(ISUV), Rruga “Aleksandër Mojsiu” nr 82,Tiranë,
E-mail: urdhriveterinar@hotmail.com , infokeshilliveterinar@gmail.com ;Web:WWW.KESHILLIKOMBETAR.AL