LIGJ Nr. 71/2020 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011, “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në  mbështetje  të  neneve 78  dhe  83,  pika  1, të Kushtetutës,  me propozimin    e  Këshillit  të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në  ligjin  nr.  10  465,  datë  29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të 

ndryshuar,  bëhen  ndryshimet  dhe  shtesat  si  më  poshtë:

Neni 1

1.Kudo në ligj, emërtimet “ministri i Bujqësisë, Ushqimit  dhe  Mbrojtjes  së  Konsumatorit”, “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” dhe “Instituti i  Sigurisë    Ushqimore    dhe    Veterinarisë” zëvendësohen përkatësisht me emërtimet “ministri”, “institucioni  përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit  dhe  ushqimit  për kafshë” dhe “instituti  përgjegjës  për  kryerjen  e  analizave  të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë”. 

2. Në  nenet  4,  pikat  65,  71  dhe  84;  8,  shkronja “c”; 14, pika 2; 22, pikat 4 e 5; 24, pika 2; 27, pika 1; 

33, pika 6; 38, pikat 6 e 7; 56, pika 2; 81, pikat 1 e 2; 87,  pika  2;  120,  pika  6,  dhe  123,  pika  2,  fjalët 

“autoriteti kompetent” dhe “autoriteti kompetent  veterinar” zëvendësohen me shprehjen “struktura 

përgjegjëse  për  veterinarinë”  dhe   fjalët  “populacion” dhe “nënpopulacion” zëvendësohen me fjalët “popullatë” dhe “nënpopullatë”.

3.Në nenet 17, pika 1; 22, pika 6, e 25, pika 2, pas fjalëve “autoriteti  kompetent” shtohet togfjalëshi  “informon strukturën  përgjegjëse  për veterinarinë, e cila”.

Neni 2

Në nenin 1 bëhen shtesat si më poshtë: 

1.Në  pikën 4,  pas  fjalës  “shtazore”  shtohet togfjalëshi “jo për konsum  njerëzor”. 

2.Pas   pikës   11   shtohet   pika   12   me   këtë përmbajtje: 

“12.Të  përcaktojë  rregullat  për  parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme te 

kafshët ose njerëzit, duke bërë të mundur: 

a) klasifikimin,  sipas  prioritetit,  kategorizimin  e sëmundjeve  dhe  përcaktimin  e  përgjegjësive  për 

mbrojtjen e shëndetit të kafshëve;

b) miratimin  dhe  regjistrimin  e  objekteve  e  të mjeteve  transportuese,  garantimin  e  lëvizjes  e  të 

gjurmueshmërisë së  ngarkesave  të kafshëve, produkteve embrionale dhe produkteve me origjinë 

shtazore, jo për konsum njerëzor;

c)hyrje daljen e  kafshëve, të   produkteve embrionale dhe  produkteve me  origjinë  shtazore, jo për konsum njerëzor në Shqipëri;

ç) vendosjen e masave urgjente, që duhen marrë në rast të shpërthimit të një sëmundjeje.”. 

Neni 3

Në nenin 2, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: 

“4.Mbrojtjen  nga  përhapja  e  sëmundjeve  të trasmetueshme  të  kafshëve  me  pronar  ose  jo  dhe kafshëve  të  egra,  produkteve  embrionale, produkteve  me  origjinë  shtazore  jo për  konsum njerëzor,    subjekteve, mjeteve të transportit, pajisjeve  dhe  çdo  materiali  që  ndikon  ose  është  i prirur  të  ndikojë  në  përhapjen  e  sëmundjeve  të transmetueshme të kafshëve.”.

Neni 4

Në  nenin  3, shkronja  “ç”  ndryshohet  si  më poshtë: “ç) të fermerëve, pronarëve dhe të operatorëve 

të biznesit të mbarështimit të kafshëve.”.

Neni 5

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5.Autoriteti  kompetent  është  struktura  e shërbimit  veterinar  shtetëror,  përgjegjës për drejtimin  e  veprimtarisë  së  shërbimit  veterinar  në kryerjen  e  kontrollit  zyrtar  dhe  aktiviteteve  të  tjera veterinare në varësi të ministrit.”

2. Pas   pikës   5   shtohet   pika   5/1 me  këtë përmbajtje:

“5/1 Struktura  përgjegjëse  për  veterinarinë  ose SPV në   është  struktura  përgjegjëse që mbulon shërbimin veterinar në  ministri.”.

3.Pas   pikës 8  shtohet  pika 8/1 me këtë përmbajtje:

“8/1.“Biosiguri” është tërësia e masave menaxhuese  dhe fizike, të cilat kanë qëllim të reduktojnë  rrezikun e  hyrjes, të zhvillimit ose përhapjes së sëmundjeve te kafshët në fermë dhe/ose  objekt, zonat ose çdo  ambient  tjetër dhe mjetet e transportit.”.

4. Pas  pikës    20  shtohet  pika  20/1  me  këtë përmbajtje:

“20/1.“Hetim epidemiologjik” është zbulim i origjinës së mundshme   të   një   sëmundjeje  të shfaqur   në kafshë, me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe të  zhvillimit të  mëtejshëm të sëmundjes në popullatën e kafshës së kontaminuar, duke  realizuar  kontrollin  e  pranisë  dhe  mënyrën  e shpërndarjes  së vektorëve  të  sëmundjes  infektive, për  vendosjen  e  strategjive  të  parandalimit  dhe kontrollit të sëmundjes.”. 

5. Pas  pikës  35  shtohet  pika  35/1  me  këtë përmbajtje:

“35/1. “Kadavër” është trupi i vdekur i kafshës i destinuar për t’u eliminuar.”.

6. Pika 95 ndryshohet si më poshtë: 

“95. “Regjistrim” është veprimi me anë të të cilit informacioni për kafshët (si: identifikimi, shëndeti i 

kafshëve, lëvizja, certifikimi, epidemiologjia, stabilimentet), mblidhet, shënohet dhe ruhet  në mënyrë të sigurt   për   përdorim   nga autoriteti kompetent dhe SPV-ja.”. 

7. Pika 101 ndryshohet si më poshtë:

“101.“Sëmundje  e  lajmërueshme” është  një sëmundje e listuar nga  SPV-ja dhe e miratuar nga ministri,  për të  cilën, sapo  të  zbulohet  ose  të dyshohet, autoriteti kompetent njofton SPV-në.”. 

8. Pas  pikës  105  shtohet  pika  105/1  me  këtë përmbajtje:

“105/1.“Sistemi  i  informacionit të epidemiologjisë veterinare” është sistemi elektronik i njoftimit të    menjëhershëm  të strukturave përgjegjëse në vend dhe organizmave përkatës  e ndërkombëtarë për ngjarjet     epidemiologjike, survejancën, monitorimin dhe kontrollin e tyre.”.

9. Pas pikës 106 shtohen pikat 106/1 dhe 106/2 me këtë përmbajtje:

“106/1. “Stabiliment” është një objekt, ndërtesë ose  strukturë, në  të cilën kryhet të paktën një nga 

aktivitetet e përmendura në këtë ligj.  

106/2. Survejancë është mbledhja e vazhdueshme,  sistematike,  shqyrtimi, analizimi  i informacionit   për   shëndetin   e kafshëve   dhe shpërndarja në kohë e informacionit, më qëllim që të merren masat përkatëse.”.

10. Pika 112 ndryshohet si më poshtë:

“112. “Teknik  veterinar” është  veterineri me arsim të   mesëm, profesional, veterinar, i cili ngarkohet  nga  shërbimi veterinar  shtetëror  që  të kryejë disa detyra të përcaktuara në një territor, nën përgjegjësinë dhe drejtimin e një mjeku veterinar.”.

11.  Pas  pikës  112  shtohen  pikat  112/1  dhe 112/2 me këtë përmbajtje: 

“112/1.“Veterineri  zyrtar  i  kontrollit”  është veterineri zyrtar, i cili kryen veprimtarinë e përcaktuar në pikën 1 të nenit 131 të këtij ligji. 

112/2.“Veterineri  zyrtar i shërbimit”është veterineri zyrtar, i cili kryen veprimtarinë e përcaktuar në pikën 2 të nenit 131 të këtij ligji.”. 

Neni 6

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:  

“1.  Gjedhi, delet, dhitë,  njëthundrakët  dhe derrat i  nënshtrohen  identifikimit  të  detyrueshëm individual,  në  përputhje  me  rregulloren  e  miratuar nga ministri.”. 

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3.Për të parandaluar,  zbuluar e kontrolluar sëmundje infektive dhe për të kontrolluar tregtinë e kafshëve,    ministri urdhëron  identifikimin e detyrueshëm të llojeve të tjera të kafshëve.”.

Neni 7

Në  nenin 7,  pikat 2 dhe 3 ndryshohen  si më poshtë:

“2.Këshilli i Ministrave, me  propozimin e ministrit, miraton kostot  dhe  mënyrën  e mbulimit të shpenzimeve të sistemit IR.

3.Tarifat për funksionimin e sistemit IR përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për fushën  e veterinarisë dhe ministrit përgjegjës për fushën e financave.”.

Neni 8

Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9 Funksionet e veterinerit zyrtar në identifikimin e kafshëve të prodhimit

1. Veterineri  zyrtar  urdhëron  masat  e mëposhtme  kur konstaton  mospërputhje  në identifik e kafshëve:

a) ndalimin e lëvizjes së të gjitha  kafshëve  nga ferma ose futjen e kafshëve në fermë;

b)futjen e kafshëve të paidentifikuara në kushte karantinore në karantinën shtetërore ose në vendin e destinacionit, jo më pak se 21(njëzet e një) ditë, për  matrikulimin dhe  kryerjen e ekzaminimeve të 

nevojshme veterinare. Kafshët e rezultuara pozitive pas ekzaminimeve eliminohen menjëherë. Të gjitha 

shpenzimet për ekzaminimet, ditët e qëndrimit në karantinë e eliminimin përballohen nga pronari i kafshëve.

2.Kafshët pa origjinë, pa pronar dhe kujdestar apo të braktisura nga pronari dhe kujdestari eliminohen dhe    karkasat e tyre asgjësohen menjëherë, në mënyrë të sigurt,sipas legjislacionit në fuqi. Shpenzimet për eliminimin dhe asgjësimin përballohen nga buxheti i shtetit.

3.Ministri miraton rregullat për marrjen e masave, që zbatohen nga veterineri zyrtar në rastet e përmendura në pikën 1 të këtij neni.”.

Neni 9

Në nenin 11 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: 

“1. Kafshët dhe fermat blegtorale identifikohen dhe regjistrohen sipas sistemit kombëtar IR.”.

2. Pika 4 shfuqizohet.

Neni 10

Në të gjithë përmbajtjen e nenit 12, fjala “ qentë ” zëvendësohet me  fjalët “ kafshët e shoqërimit.”.

Neni 11

Në nenin 14, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: 

“3.  Shërbimi  veterinar  shtetëror  kryen monitorimin  e  sëmundjeve  që  janë  të  listuara  në përputhje me pikën 1 të këtij neni, në mënyrë që të zbulojë në kohë praninë e tyre. Lista e sëmundjeve përditësohet me sëmundje të reja që shfaqen, duke mbledhur,  ruajtur  dhe  analizuar  informacionin  e 

vlefshëm për situatën epidemiologjike.”.

Neni 12

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pas shkronjës “p” shtohet shkronja “q” me këtë përmbajtje: 

“q) masa shtesë të kontrollit të sëmundjeve, nga ato  të  parashikuara  në  paragrafin  e  parë  të  këtij 

neni,  mund  të  merren  nga  shërbimi  veterinar  nëse shihen  të  nevojshme  e  të  përshtatshme  për  të 

kontrolluar  përhapjen  e  sëmundjes,  duke  marrë parasysh: 

i. rrethanat e veçanta epidemiologjike; 

ii.  llojin e fermave e të stabilimenteve, vendndodhjet e tjera dhe prodhimin në fjalë; 

iii. llojet dhe kategoritë e kafshëve të përfshira; 

iv. kushtet ekonomike ose sociale.”.

2.  Pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:  

“2.  Masat  shtesë  të  kontrollit  të  sëmundjeve miratohen me urdhër të ministrit.”. 

Neni 13

Neni 16 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 16 Programet vjetore të monitorimit

1.Masat e kontrollit të  sëmundjeve të kafshëve dh kushtet e shëndetit të tyre, embrioneve, materialit biologjik, produkteve  me origjinë shtazore jo për konsum njerëzor,  që  rregullojnë lëvizjen,  tregtinë  në  vend  dhe  importin  e  tyre, miratohen me urdhra të ministrit. 

2.SPV-ja  përgatit programet vjetore të profilaksisë  veterinare shtetërore, kontrollit, monitorimit  dhe  mbikëqyrjes së  ëmundjeve me pasoja për shëndetin e kafshëve  dhe shëndetin publik veterinar, mbështetur në situatën epidemiologjike në vend.Programet miratohen me urdhër të ministrit.”.

Neni 14

Në nenin 20, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3.Veterineri zyrtar merr kampionet, i dërgon në laboratorin veterinar të përcaktuar për sëmundjen që  dyshohet dhe  njofton  në sistemin  e informacionit të epidemiologjisë veterinare.”.

Neni 15

Pas   nenit   20   shtohet   neni   20/1   me   këtë përmbajtje:

“Neni 20/1 Masat paraprake profilaktike

1 Shërbimi  veterinar,  në  rast  se  dyshon  për praninë e një sëmundjeje të listuar në përputhje me pikën  1  të  nenit 14 të këtij  ligji, në pritje të rezultateve merr masat për kontrollin e sëmundjes: 

a)duke vendosur nën mbikëqyrjen zyrtare fermat/stabilimentet ose çdo vendndodhje tjetër, ku sëmundja  dyshohet  se  është  shfaqur  apo  ka origjinën; 

b) duke mbajtur një regjistër të të gjitha kafshëve që ndodhen në  fermë/stabiliment ose  në çdo vendndodhje    tjetër, që ka rëndësi për përhapjen e mundshme të sëmundjes; 

c)duke siguruar që janë marrë masat e nevojshme  të  biosigurisë,  me  qëllim  ndalimin  e përhapjes  së  sëmundjes te kafshët e tjera ose  te njerëzit; 

ç)duke vendosur në izolim kafshët e dyshuara si të  prekura,  me  qëllim  ndalimin  e  përhapjes  së sëmundjes; 

d)duke  kufizuar lëvizjet ekafshëve, të produkteve, të personave, të mjeteve të transportit, si dhe të çdo materiali/pajisjeje tjetër me anë të së cilës sëmundja mund të përhapet, me qëllim ndalimin e përhapjes së saj; 

dh) duke   ndërmarrë çdo  masë tjetër   të nevojshme për kontrollin e sëmundjes; 

e) duke njoftuar në sistemin e informacionit të epidemiologjisë veterinare dhe filluar hetimin epidemiologjik. 

2.Shërbimi veterinar shtetëror, në vijim të rezultateve të hetimit epidemiologjik, rishqyrton masat paraprake  profilaktike sipas pikës 1 të  këtij neni.”. 

Neni 16

Në nenin 21 bëhen këto ndryshime: 

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: 

“1. Kur  konfirmohet dyshimi i pranisë së sëmundjes infektive nga laboratori veterinar, autoriteti kompetent njofton SPV-në.”. 

2. Pika 7 ndryshohet si më poshtë: 

“7.  Ministri,  me urdhër, miraton  rregulloret përkatëse  për masat që duhet  të  zbatohen  në fermën  e  vendosur nën mbikëqyrje zyrtare, sipas pikës 2 të këtij neni, për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve, sipas situatës.”.

Neni 17

Neni 39 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 39 Procedurat në rast dyshimi

1. Inspektori veterinar  në PIK, në rast se gjatë importit, eksportit apo transitit të ngarkesave të përcaktuara në nenin 33 të këtij ligji,dyshon  për sëmundje infektive, ndotje, ndryshime organoleptike të mallit apo konstaton  mangësi  në dokumentacionin  e  parashikuar në pikat 1  e  2 të nenit 38 të këtij ligji, urdhëron: 

a) bllokimin e ngarkesës në PIK; 

b) rikontrollin veterinar, me analiza laboratorike të specifikuara; 

c)  shoqërimin e ngarkesës  për  në  pikën  më  të afërt të karantinës ose në vendin e destinacionit, ku do  t’u  nënshtrohet  masave  karantinore  të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore; 

ç) kthimin mbrapsht të ngarkesës, sipas nenit 40 të këtij ligji; 

d)  konfiskimin, eliminimin dhe  asgjësimin në mënyrë  të sigurt, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

2. Për masat e marra sipas pikës 1 të këtij neni, ai  mban  procesverbalin  e  inspektimit  dhe  njofton 

menjëherë autoritetin kompetent për PIK-un, i cili njofton  strukturën  përgjegjëse  për  veterinarinë  në 

ministri dhe  autoritetin kompetent.Shërbimi veterinar rajonal i destinacionit të ngarkesës shoqëron ngarkesën sipas shkronjës “c” të pikës 1. 

3. Të gjitha shpenzimet për masat e marra sipas pikës 1 të këtij  neni, mbulohen nga pronari ose personi përgjegjës për ngarkesën.”.

Neni 18

Në  nenin 41, në pikën 2, fjalët “propozimin e autoritetit  kompetent”  zëvendësohen  me    fjalën “udhëzim”.

Neni 19

Në nenin 42, pika 1, togfjalëshi “nga autoritetet kompetente veterinare të  të dyja vendeve zëvendësohet  me  togfjalëshin “nga struktura përgjegjëse përveterinarinë në ministri dhe autoriteti kompetent në vendin e origjinës”.

Neni 20

Në nenin 43 bëhen ndryshimet si më poshtë: 

1. Në pikat 1 dhe 2,  togfjalëshi  “urdhrin  e përkohshëm, të lëshuar nga autoriteti kompetent” zëvendësohen  me  togfjalëshin “  urdhrin e Ministrit”. 

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Në përputhje  me “Kodin  Shëndetësor  të Kafshëve të Tokës dhe të Ujit” të OIE-së, ministri miraton    urdhrin  për shfuqizimin   e  masave veterinare për sëmundjet infektive, sipas pikave 1 e 2 të këtij neni.”.

Neni 21

Në nenin 45 bëhen ndryshimet si më poshtë: 

1. Në pikën 2, togfjalëshi “autoriteti kompetent” zëvendësohet  me    togfjalëshin  “shërbimin veterinar”. 

2. Në pikën 3, togfjalëshi “me propozimin e autoritetit kompetent” hiqet.

Neni 22

Neni 48 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 48 Masat e shërbimit veterinar shtetëror, Autoriteti  kompetent, mbështetur  në listën  e sëmundjeve  infektive,  merr  njërën  prej  masave  të mëposhtme:

a) eliminimin e kafshëve të sëmura, të dyshuara si të sëmura ose të ekspozuara kundrejt infeksionit;

b) asgjësimin në mënyrë të sigurt të  kadavrave, produkteve  të  kafshëve, produkteve  embrionale, lëndëve të papërpunuara dhe të pajisjeve e mjeteve në një vatër të sëmundjes, që paraqet  rrezik për shëndetin e kafshëve.”.

Neni 23

Në nenin 51 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në  pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat  e mëposhtme:

a) shkronja “f” ndryshohet si më poshtë:

“f) të zbatojnë kërkesat për mbrojtjen e shëndetit e të mirëqenies së kafshëve dhe të zbatojnë masat e biosigurisë”. 

b) pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje:

“gj) Të marrë masat e përshtatshme të biosigurisë sipas: 

i. llojeve dhe kategorive të kafshëve;  

ii. llojit të mbarështimit; 

iii. rreziqeve të mundshme, duke përfshirë vendndodhjen  gjeografike,  kushtet  klimaterike dhe rrethanat e praktikat e zonës në fjalë.”.

2.   Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Ministri, me urdhër, miraton rregullat për masat e biosigurisë, që zbatohen në fermë.”.

3.  Në  pikën  2,  togfjalëshi  “me  propozimin  e autoritetit kompetent” hiqet.

Neni 24

Neni 54 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 54 Njësitë e vetëqeverisjes vendore

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet: 

a) të  bashkëpunojnë  me  autoritetin  kompetent dhe strukturat e shërbimit veterinar për

zbatimin e masave  profilaktike,  për  kufizimin  dhe  çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë; 

b) të  bashkëpunojnë me autoritetin kompetent dhe strukturat e shërbimit veterinar shtetëror për zbatimin e legjislacionit veterinar në funksionimin e tregjeve të  kafshëve të gjalla, thertoreve e kullotave; 

c) të mbajnë nën kontroll dhe të zbatojnë kërkesat e këtij ligji për kontrollin e qenve e të maceve të rrugës, duke bashkëpunuar  me shërbimin veterinar shtetëror; 

ç) të përcaktojnë vendet e asgjësimit ose të grumbullimit të kadavrave të kafshëve dhe të bashkëpunojnë për eliminimin e tyre; 

d) të marrin masapër rrethimin dhe ruajtjen e pikave të grumbullimit të mbetjeve e të vendgroposjes të kadavrave dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje. 

2. Mënyrat  e  bashkëpunimit, sipas pikës 1 të këtij  neni, përcaktohen  me vendim  të Këshillit  të Ministrave.”.

Neni 25

1. Në nenin 61, pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë: 

“1. Subjektet, që merren me organizmin  e ekspozitave,  të kopshteve   zoologjike shëtitëse, transportin  e  kafshëve që udhëtojnë me trupat e cirkut, me organizimin e panaireve e të shitjeve të organizuara të kafshëve jashtë mjediseve të stallave e stabilimenteve, njoftojnë, paraprakisht, me shkrim shërbimin veterinar shtetëror për vendin, datën dhe orëne zhvillimit të veprimtarisë. 

2. Autoriteti kompetent miraton / refuzon kërkesën  për  kryerjen e veprimtarive të parashik. në këtë nen.”.

2. Në pikën 3,  pas fjalës “miraton” shtohet  fjala “me urdhër”.

Neni 26

Në nenin 62, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Veterineri zyrtar  urdhëron  eliminimin e detyrueshëm në vend për kafshët me dëmtime të rënda e të  pashërueshme dhe njofton shërbimin rajonal veterinar, i cili njofton autoritetin kompetent,  SPV-në  dhe  njësitë e vetëqeverisjes vendore.”.

Neni 27

Neni 63 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 63 Grumbullimi dhe tregtia e lëkurëve Personi fizik apo juridik,  që  grumbullon, përpunon apo tregton  lëkurë kafshësh, vërteton dhe dokumenton origjinën e lëkurëve të blera nëpërmjet certifikatës veterinare të  origjinës.Të dhënat mbahen  në  regjistrin sipas modelit të miratuar me urdhër nga ministri.”.

Neni 28

Pas   nenit   64   shtohet   neni   64/1   me   këtë përmbajtje:

“Neni 64/1Transporti i  kafshëve të egra tokësore

1.Transporti i kafshëve të egra tokësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ose në një shtet tjetër, bëhet vetëm kur: 

a) ato nuk vijnë nga një vendbanim i një zone që është subjekt i kufizimeve të  lëvizjes, për shkak të një  sëmundjeje të shfaqur, që prek këtë specie të kafshëve; 

b) kafshët e egra shoqërohen me certifikatë shëndetësore në  rast se certifikimi i shëndetit të kafshëve  është   i nevojshëm për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e shëndetit të kafshëve për lëvizjet e parashikuara/ dokumente të tjera veterinare, të miratuara me urdhër nga ministri; 

c) autoriteti  kompetent, së bashku me autoritetin kompetent të destinacionit, në rastin e një shteti tjetër, kanë rënë dakord për një lëvizje të tillë.

2.Çdo lëvizje e kafshëve të egra drejt Shqipërisë nga një shtet tjetër duhet të përmbushë të gjitha kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. 

3 Rregullat e hollësishme për lëvizjen e kafshëve të egra brenda dhe jashtë territorit të Republikën  së  Shqipërisë miratohen me urdhër të ministrit.”.  

Neni 29

Në nenin 81, në pikën 4, togfjalëshi “shërbimi veterinar rajonal”zëvendësohen me togfjalëshin “autoriteti kompetent”.

Neni 30

Në nenin 85 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:“3. Komisioni Shtetëror i PMV-ve  pranon  për 

regjistrim  PMV-të  që  kanë  certifikatë  tregtimi  dhe tregtohen në një nga vendet e BE-së dhe PMV-të e pajisura me certifikatë tregtimi, të lëshuar nga Agjencia Evropiane e Vlerësimit të Barnave (EMA).”.

2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Kryetari i Komisionit Shtetëror të PMV-ve nënshkruan certifikatën  e tregtimit për secilin produkt të miratuar, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, brenda 10 ditëve pune pas pagesës nga kërkuesi të tarifës së përcaktuar për regjistrim.”.

Neni 31

Neni 86 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 86  Përdorimi në kafshë i PMV-ve  

Asnjë produkt mjekësor veterinar nuk lejohet të tregtohet  pa certifikatë  tregtimi, me përjashtim të rasteve kur përdoret për qëllime të provave klinike të PMV-ve.”.

Neni 32

Në nenin 87, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1.Shqyrtimi i dosjes së PMV-ve, miratimi nga Komisioni Shtetëror  i PMV-ve, të përcaktuara  në pikën 3 të nenit 85, dhe lëshimi certifikatës së tregtimit kryhen  brenda  një  afati  prej  100  ditësh nga data e dorëzimit  të kërkesës dhe të dosjes së plotë nga kërkuesi.”.

Neni 33

Neni 88 ndryshohet si më poshtë:

“ Neni 88Komisioni Shtetëror i PMV-ve

1. Ministri, me propozimin e SPV-së, urdhëron ngritjen e Komisionit Shtetëror të PMV-ve. 

2. Komisioni   Shtetëror   i   PMV-ve   ka   në përbërje: 

a) dy përfaqësues nga SPV-ja;

b) dy përfaqësues nga instituti  përgjegjës  për kryerjen e  analizave të sigurisë ushqimore e veterinarisë;

c) një përfaqësues nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës.”.

Neni 34

Neni 102 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1020-Sistemi i farmakovigjilencës

1. SPV-ja  merr  masa për ngritjen dhe administrimin e një sistemi të farmakovigjilencës.

2. SPV-ja merr masa për të siguruar njoftimin e reaksioneve  të  kundërta  në  kafshë,  të  dyshuara  se ndodhin nga përdorimi i PMV-ve.

3. Autoriteti kompetent siguron shkëmbimin e informacionit  nga sistemi i farmakovigjilencës, që lidhet me PMV-të, të cilat janë lejuar për tregtim në Republikën e Shqipërisë.

4. Gjatë vlerësimit të të dhënave nga farmakovigjilenca, kur struktura përgjegjëse për veterinarinë në  ministri  konsideron se një certifikatë tregtimi e PMV-ve  duhet tërhequr, përfunduar  ose  ndryshuar, njofton menjëherë mbajtësin e certifikatës së tregtimit të PMV-ve dhe Komisionin Shtetëror për PMV-të, i cili  mund  të vendosë me vendim të ndërmjetëm pezullimin e certifikatës, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Agjencia Europiane e Medikamenteve njoftohet për vendimin e ndërmjetëm, për pezullimin e certifikatës ose vendimin përfundimtar për heqjen e licencës.

5. Në rast të një nevoje të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të njeriut ose të kafshëve, Komisioni Shtetëror për PMV-të, me propozimin e strukturës  përgjegjëse për veterinarinë  në ministri ose tëautoritetit  kompetent, mund të shfuqizojë certifikatën e  tregtimit  të  PMV-ve. Në këtë rast, struktura përgjegjëse  për   veterinarinë njoftonmasave  profilaktike, për kufizimin dhe  çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë; 

b) të bashkëpunojnë me autoritetin kompetent dhe strukturat e shërbimit veterinar shtetëror për zbatimin e legjislacionit veterinar në funksionimin e tregjevetë   kafshëve të gjalla, thertoreve e kullotave; 

c) të mbajnë nën kontroll dhe të zbatojnë kërkesat e  këtij ligj për kontrollin e qenve e të maceve të rrugës, duke bashkëpunuar me shërbimin veterinar shtetëror; 

ç) të përcaktojnë vendet e asgjësimit ose të grumbullimit të kadavrave të kafshëve dhe të bashkëpunojnë për eliminimine tyre; 

d) të  marrin masa  për  rrethimin  dhe  ruajtjen  e pikave    të    grumbullimit    të    mbetjeve    e    të vendgroposjes të kadavrave dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje. 

2.  Mënyrat  e  bashkëpunimit, sipas  pikës  1  të këtij  neni,  përcaktohen  me  vendim  të  KM”.

Neni 35

Në  nenin  105, në  titull, fjala  “Zbatimi” zëvendësohet me fjalën “Ushtrimi”. 

Neni 36

Në nenin 106, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Veprimtaritë veterinare kryhen nga: 

a)  veterinerët zyrtarë të kontrollit, veterinerët zyrtarë të shërbimit dhe teknikët veterinarë, sipas 

përcaktimeve të këtij ligji; 

b)  mjekët veterinarë, teknikët veterinarë, teknikët e ndërzimit, personat fizikë ose juridikë në njësitë e shërbimit veterinar privat në: 

i. klinikat dhe spitalet veterinare;

ii. qendrat për  riprodhimin dhe ndërzimin artificial;

iii. njësitë e tregtimit me shumicë të PMV-ve dhe farmacitë veterinare;

iv. laboratorët veterinarë;

v.  fermat blegtorale, parqet dhe kopshtet zoologjike e të tjera.”.

Neni 37

Në nenin 108, togfjalëshi “praktikës mjekësore veterinare” zëvendësohet me togfjalëshin “profesionit të mjekut veteriner”.

Neni 38

Në nenin 109 bëhen këto ndryshime: 

1. Pika 1 riformulohet si më poshtë:

“1.Mjekët veterinarë mund të ushtrojnë profesionin në shërbimin veterinar shtetëror ose sektorin veterinar privat në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë profesionet e rregulluara në Rep e Shqipërisë.”.

2. Në  pikën 2, jalët “autoriteti  kompetent” zëvendësohen me fjalët “ministri, me urdhër”.

Neni 39

Në  nenin 112, në  pikën  2,  në  fund  të  fjalisë shtohet togfjalëshi “të  miratuar  me  urdhër  të ministrit”.

Neni 40

Në nenin 113, pika 4 riformulohet:

“4.Në Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar të Republikës së Shqipërisë anëtarësohen mjekët veterinarë,  farmacistët veterinarë dhe  regjistrohen teknikët veterinarë dhe teknikët e ndërzimit, të cilët ushtrojnë   profesionin veterinar, në institucione shtetërore ose si  subjekte  private, në  territorin  e Republikës  së  Shqipërisë, duke zbatuar të gjitha kërkesat e ligjeve në fuqi,Statutin dhe Kodin  e Etikës Profesionale”. 

Neni 41

Në  nenin  114, pas  pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4.  Ministri miraton rregulloren për funksionimin e klinikës dhe të spitalit veterinar.”.

Neni 42

Neni 116 ndryshohet si më poshtë:  

“Neni 116 Shërbimi veterinar në raste emergjente dhe nevojash

Në  raste emergjente dhe nevojash,  kur situata nuk përballohet nga shërbimi veterinar  shtetëror, ministri urdhëron kontraktimin nga autoriteti kompetent të veterinerëve privatë, teknikëve veterinarë, klinikave veterinare dhe njësive të tjera të shërbimit veterinar privat, të përcaktuara në këtë ligj,sipas procedurave të  legjislacionit në fuqi për prokurimin publik.”. 

Neni 43

Neni 117 shfuqizohet.

Neni 44

Në nenin 122 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:  

1. Në pikën 3, togfjalëshi “autoritetit kompetent” zëvendësohet mefjalën “ministrit”.

2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Laboratorët, objektet dhe personat e tjerë fizikë ose juridikë, të cilët përdorin agjentë patogjenë me qëllim kërkimin shkencor, edukimin, diagnostikimin  ose  prodhimin  e  vaksinave  apo  të 

produkteve të tjera biologjike,përveçse të bazohen në standardet ndërkombëtare përkatëse, duhet: 

a) të marrin masat për biosigurinë e izolimin biologjik, me qëllim ndalimin e përhapjes së agjentëve  patogjenë dhe  kontaktin e tyre mekafshët jashtë laboratorëve ose objekteve të tjera, ku këta agjentë përdoren; 

b) të kujdesen që lëvizja e këtyre agjentëve patogjenë,vaksinave dhe produkteve  të tjera biologjike nga  laboratorët dhe objektet e tjera të mos shkaktojë rreziqe përhapjeje të sëmundjeve.”. 

Neni 45

Në nenin 123, pika 1 ndryshohet si më poshtë: 

“1. Instituti përgjegjës për kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, që është Qendra   Kombëtare e Referencës Laboratorike Veterinare, kryen vlerësime shkencore në fushën e veterinarisë dhe  është  pjesë e rrjetit të shërbimit veterinarshtetëror.Organizimi dhe funksionimi i institutit përgjegjës për   kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore e veterinarisë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.”.

Neni 46

Në nenin 127, pika 1 ndryshohet si më poshtë:  

“1. Shërbimi veterinar shtetëror organizohet dhe  funksionon si sistem me varësi vertikale dhe ushtron   veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së  Shqipërisë,sipas  përcaktimeve të këtij ligji.’.

Neni 47

Neni 128 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 128 Përbërja e shërbimit veterinar

1. Shërbimi veterinar përbëhet nga: 

a) struktura  përgjegjëse për veterinarinë, në ministri;

b) autoriteti kompetent, shërbimi veterinar rajonal;

c) shërbimi veterinar privat.

“2. Organizimi dhe funksionimi i autoritetit kompetent dhe shërbimit veterinar rajonal përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.Drejtuesi i autoritetit  kompetent emërohet dhe lirohet  nga  Kryeministri,  me  propozim të ministrit përgjegjës për bujqësinë.”.

Neni 48

Neni 129 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 129 Kompetencat e strukturës përgjegjëse për veterinarinë në ministri

SPV-ja ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) harton politikat e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve të gjalla;

b)  harton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive veterinare, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

c)  harton legjislacionin veterinar, sipas përcaktimeve të  këtij ligji,duke e përafruar e harmonizuar atë me   legjislacionin e Bashkimit Evropian;

ç) harton programet e parandalimit, të kontrollit dhe eliminimit deri  në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

d) harton  modulet dhe përmbajtjen teknike të sistemit të  identifikim-regjistrimit të fermave të kafshëve.

dh)  monitoron dhe  harton raporte për vlerësimin e riskut e të situatës epidemiologjike të  sëmundjeve  infektive në kafshë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me strukturat që kryejnë veprimtari veterinare;

e) informon institucionet shtetërore, strukturat e shëndetit publik, palët e interesuara në vend, OIE-në, BE-në dhe organizma e tjerë ndërkombëtarë për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive  në kafshë në  territorin e Republikës së Shqipërisë;

ë) programondhe planifikon buxhetin në fushën  e mbrojtjes së  shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, mbështetur në programet e kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunimme  institucionet  përgjegjëse për planifikimin e buxheteve;

f) harton politika dhe  strategji për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve e fermave blegtorale, në përputhje me legjislacioninkombëtar në fuqi;

g) monitoron veprimtarinë e autoritetit kompetent për zbatimin e legjislacionit për kryerjen e  kontrolleve  zyrtare dhe veprimtarive të tjera veterinare.”. 

Neni 49

Pas  nenit  129  shtohet  neni  129/1  me  këtë përmbajtje:

“Neni 129/1Kompetencat e autoritetit kompetent Autoriteti  kompetent ushtron kompetencat  e mëposhtme:

a) drejton veprimtarinë e shërbimit veterinar në lidhje me kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe veprimtari të tjera veterinare;

b) administron mjetet financiare për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve; 

c) mbron shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve:  

i. në mbarështimin e tyre; 

ii. në  prodhimin dhe ruajtjen e produkteve embrionale; 

iii.në tregtimin, shkëmbimin dhe transportimin e kafshëve dhe të produkteve embrionale;  

iv.të shoqërimit; 

v. të laboratorit. 

ç) kontrollon biosigurinë,dezinfektimin, dezinsektimin, deratizimin e shkatërrimin e materialeve të infektuara;

d) mban dhe përditëson regjistrat zyrtarë për:

i. fermat dhe stabilimentet blegtorale; 

ii. subjektet që tregtojnë kafshë; 

iii.subjektet që prodhojnë, ruajnë dhe tregtojnë produkte embrionale; 

iv. individët që transportojnë kafshë,  produkte embrionale,nënprodukte  me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor; 

v. qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore; 

vi.subjektet që prodhojnë ose tregtojnë PMV; 

vii.vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje; 

viii.institucionet dhe personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë;

dh) zbaton procesin e  identifikimit e  të regjistrimit të kafshëve e fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi; 

e) raporton në mënyrë periodike dhe sa herë i kërkohet SPV-në  për kryerjen e  kontrollit zyrtar dhe  të  aktivitetit veterinar të kryer nga shërbimiveterinar shtetëror në zbatim të këtij ligji.”.

Neni 50

Neni 130 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 130 Fusha e veprimtarisë së shërbimit veterinar shtetëror

1.  Shërbimi veterinar shtetëror  përbëhet  nga veterinerët zyrtarë dhe e u shtron veprimtarinë në: 

a)  fermat e rritjes dhe  të  mbarështimit të kafshëve; 

b)  pikat  e  grumbullimit dhe  të pushimit të kafshëve;

c) qendrat e karantinës shtetërore;

ç)  qendrat  e  riprodhimit dhe  të ndërzimit artificial;

d)  qendrat  e grumbullim-përpunimittë produkteve  me  origjinë  shtazore,  jo  për  konsum 

njerëzor apo shtazor;

dh)  njësitë  e  shërbimit veterinar privat, sipas përcaktimit të këtij ligji;

e) thertore;

ë)  njësitë e shitjes së kafshëve  të shoqërimit e zbukurimit;

f)  njësitë  e  tregtisë  së  kafshëve  të  produkteve embrionale,produkteve  mjekësore veterinare, 

nënprodukteve  dhe  produkteve  me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor. 

2. Shërbimi veterinar shtetëror mbështet institucionin përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë gjatë kryerjes së procesit të gjurmimit, përgjatë të gjithë  zinxhirit ushqimor të produkteve  ushqimore  me origjinë shtazore, të rasteve jokonforme ose të dyshimta, të evidentuara  gjatë  kryerjes  së  aktivitetit  të  tij  të përcaktuar me ligj.”.

Neni 51

Neni 131 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 131Veterineri zyrtar

Veterineri  zyrtar  kryen  veprimtari  kontrolli  dhe shërbimi në territorin ku ushtron veprimtarinë. 

1. Veprimtaritë e kontrollit përfshijnë: 

a)   lëshimin e certifikatës shëndetësore veterinare, sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 55 të këtij ligji; 

b)  marrjen e kampioneve dhe  të  materialeve patologjike për analiza, me qëllim kontrollin e shëndetit të kafshëve, në kuadër të planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve dhe në bazë të sëmundjeveinfektive të përcaktuara në listën përkatëse, të cilat dërgon në laboratorët veterinarë; 

c) ndalimin e lëvizjes së kafshëve, të produkteve me  origjine  shtazore,  jo për  konsum njerëzor, të 

produkteve  mjekësore veterinare, të  produkteve embrionale dhe të mbeturinave shtazore në rastet e sëmundjeve infektive, të përcaktuara në listën përkatëse; 

ç) kontrollin dhe pezullimin e veprimtarisë  së fermave për mbarështimin, prodhimin dhe tregtimin  e  kafshëve,  të  produkteve embrionale,materialeve të papërpunuara me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor, në rastet e mospërputhjes me standardet sanitaro-veterinare dhe në rastet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni; 

d) konfiskimin dhe urdhërimin për asgjësimin e produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor, të papërshtatshme nga ana sanitaro-veterinare, si dhe  të  produkteve  mjekësore veterinare; 

dh) mbikëqyrjen e veprimtarisë së shërbimeve veterinare private, të cilave u pezullon veprimtarinë 

kur  vëren mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për licencimin e tyre; 

e) zbatimin  e masave për parandalimin, zbulimin, kontrollin e çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga zoonozat; 

ë) zbatimin e masave veterinare për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve; 

f)  përputhjen me standardet sanitaro-veterinare në fermat blegtorale, në rritjen e kafshëve të destinuara për  eksperimente, në inkubatorët, rezervatet, qendrat e grumbullimit,tregjet e kafshëve të gjalla,qendrat e blerjeve dhe pikat e pushimit të kafshëve; 

g) përputhjen me standardet  sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit e të  ruajtjes së spermës së kafshëve e të vezëve të fekonduara; 

gj) përputhjen mestandardet sanitaro-veterinare të  mjeteve të transportit, të përdorura për transportin  e  kafshëve  dhe të mënyrës së transportit të kafshëve; 

h) mbetjet e substancave të dëmshme në kafshë; 

i) zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve; 

j) identifikimin  e kafshëve, regjistrimin e fermave  blegtorale  dhe  veprimtarinë  e  personave fizikë ose juridikë, të autorizuar për identifikimin;

k) prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare; 

l) prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve dhe  përdorimin e mjeteve me anë të të cilave kryhen dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi; 

ll) dokumentacionin dhe regjistrat e fermave e të stabilimenteve blegtorale, klinikave dhe farmacive 

veterinare, stabilimenteve të prodhimit dhe ruajtjes së spermës së kafshëve e të vezëve të fekonduara në lidhje me zbatimin e legjislacionit veterinar; 

m) dezinfektimin e mjeteve të transportit, të përdorura për dërgimin e ngarkesave të  kafshëve 

dhe mbeturinave me origjinë shtazore; 

n)  zbatimin e masave karantinore për kafshët dhe produktet me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor,  në  rastet e shpërthimeve të sëmundjeve infektive; 

nj) zbatimin e masave të tjera të përcaktuara, kur kërcënohen shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve; 

o) kryerjen e kontrollit veterinar të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare qëshoqëron mishin dhe nënproduktet e kafshëve në mjediset e thertoreve.   Kriteret dhe kushtet e kontrollit veterinar në mjediset e thertoreve miratohen me urdhër të ministrit; 

p) kryerjen e kontrollin veterinar në tregjet e kafshëve të gjalla e kullota dhe, në varësi të situatës 

epidemiologjike, ndalimin e përdorimit të tyre; 

q)  kontrollin e njësive të  shitjes së  kafshëve të shoqërimite zbukurimit; 

r)  mbikëqyrjen,mbledhjen,grumbullimindhe groposjen e kadavrave të kafshëve;

rr)  marrjen e masave, kur vërehen kundërvajtje administrative, në zbatim të nenit 134 të këtij ligji. 

2. Veprimtaritë e shërbimit përfshijnë: 

a)  identifikimin dhe regjistrimin e fermës e të kafshëve blegtorale dhe lëshimin e certifikatës veterinare të  lëvizjes të  kafshëve, sipas rregullores përkatëse;

b)  zbatimin praktik të  programeve të profilaksisë shtetërore për sëmundjet në kafshë në njëbashki ose njësi administrative të përcaktuar; 

c)  zbatimin e masave për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, në vatrat e shpërthimeve.

3.Në rastet e sëmundjeve zoonotike,veterineri zyrtar informon strukturat përkatëse të shëndetit publik dhe  institucionin  përgjegjëspër kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.

4. Veterineri zyrtar kryen veprimtari të tjera  në kuadër  të planeve të monitorimit të ngarkuara nga ministri. 

5.Ministri,me urdhër,miraton formën e protokollit të kontrollit sipas fushave të veprimtarisë së veterinerit zyrtar.”.  

Neni 52

Në nenin 134, në pikën 1.3, në shkronjën “a”  shtohet nënndarja “vii” me këtë përmbajtje:

“vii. vepron në kundërshtim me nenet 15 e 92 të këtij ligji.”.

Neni 53

Neni 134/1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 134/1 Procedura e kundërvajtjes administrative

1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është përcaktuar në nenin 134 të këtij ligji, e ka 

veterineri zyrtar i kontrollit. 

2. Kur veterineri zyrtar kërkon bashkëpunim, për shkak të zbatimit të detyrës së ngarkuar me ligj, ai  mbështetet  nga Policia e  Shtetit dhe  strukturat doganore e tatimore. 

3. Ekzekutimi i masave administrative bëhet në përputhje me legjislacionin për kundërvajtjet 

administrative. 

4. Procedura e konstatimit,vendosjes dhe ankimit të masave administrative bëhet në përputhje me     legjislacionin në  fuqi  për kundërvajtjet administrative. 

5. Të ardhurat nga vjelja e gjobave derdhen  në masën 100 për qind në buxhetin e shtetit.”.

Neni 54

Neni 135 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 135 Shqyrtimi i ankimit të masave administrative

1.Për shqyrtimin e ankimit për masat administrative të marra nga veterineri zyrtar i kontrollit,  në ministri ngrihet komisioni për shqyrtimin e masave administrative, në  përbërje të të cilit janë 5  anëtarë, tre përfaqësues të ministrisë dhe 2 përfaqësues nga shërbimi veterinar shtetëror rajonal. 

2.Procedurat e funksionimit të komisionit të shqyrtimit të masave administrative, përfshirë përbërjen,  kryesimin, sekretariatin, ndryshimin e anëtarëve dhe masën e shpërblimit të tyre, përcaktohen  me     vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 55

Nenin 137 ndryshohet si më poshtë: 

“Neni 137Licencimi, anulimi dhe revokimi i veprimtarive 

1.Veprimtaritë e kryera për qëllime të natyrës ekonomike, tregtare, profesionale dhe të çdo natyre tjetër  të  ngjashme, përveç atyre të  natyrës vetjake, që parashikohen në këtë ligj, licencohen, anulohen e  revokohen   sipas kategorive e nënkategorive respektive të fushës II të  shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009,“Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2.Veterineri zyrtar, në rast se gjatë kontrollit vëren se nuk plotësohen  kërkesat e këtij ligji ose konstaton se pas ndëshkimit për shkeljet e përcaktuara në nenet 15, 29, 30, 51, 83, 92, 94 e 96 nuk janë marrë masat  korrigjuese brenda afatit të përcaktuar në procesverbalin e inspektimit, i dërgon menjëherë organit që ka dhënë lejen propoziminpër marrje e masave me vendime të ndërmjetme për pezullimin e licencës dhe/ose vendime përfundimtare  për revokiminose anulimin e licencës.”. 

Neni 56

Aktet nënligjore 

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që:

a) brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet  nënligjore të parashikuara  në nenin 7, pika 2, nenin 47, pika 2, dhe nenin 54, pika 2; 

b) brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet  nënligjore  të parashikuara në nenin 24, pika 2, dhe nenin 45.  

2. Ngarkohet ministri përgjegjës për veterinarinëqë brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të 

nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 6, pika 1; 12, pika 2; 13, pikat 1 dhe 2; 16, pika 2; 23, pika 2; 25, pika 2; 27, 28, pika 3; 33, pika 1; 34, pikat 6 e 8; 38, pika 2; 39, 41, 51, pika 1, shkronja “o” dhe pika 5. 

3. Ngarkohet ministri përgjegjës për veterinarinë dhe  ministri  përgjegjës  për  financat  që  brenda  9 

muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktin e përbashkët nënligjor në zbatim të nenit 7, pika 3. 

Neni 57

Dispozita kalimtare 

Deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për organizimin dhe funksionimin e autoritetit   kompetent dhe shërbimit veterinar rajonal, detyrat dhe kompetencat e përcaktuara në ligj dhe aktet  nënligjore ushtrohen nga strukturat aktuale të ministrisë përgjegjëse për veterinarinë dhe vetëqeverisjen vendore. 

Neni 58

Hyrja në fuqi 

Ky  ligj  hyn  në  fuqi  15  ditë  pas  botimit  në 

Fletoren Zyrtare. 

Miratuar nё datёn 4.6.2020.

Shpallur me dekretin   

nr. 11513, datë 18.6.2020   

të  Presidentit të  Republikës  Shqipërisë, 

Ilir Meta.

Faqe:7059-7071